RMV, Lupço Kocevski u zgjodh prokuror publik i shtetit

Kuvendi unanimisht me 62 vota “pro” zgjodhi Lupço Kocevskin për prokuror të ri publik të shtetit. Po ashtu njëzëri, por me 63 vota “për”, Kuvendi e zgjodhi Igor Ivanovskin për anëtar të Këshillit të ekspertëve të Agjencisë për mbikëqyrje të sigurimeve në kuadër të seancës së 140-të, transmeton Portalb.mk.

Në kuadër të seancës, deputetët kryesisht votuan njëzëri 15 zgjidhje të tjera ligjore, duke përfshirë disa për zgjedhjen e anëtarëve dhe zëvendës anëtarëve të disa komisioneve parlamentare, kryetarëve dhe anëtarëve të disa bordeve për ndarjen e çmimeve shtetërore, për anëtarët e Këshillit të Shtetit për Parandalimi i Delikuencës së Fëmijëve, për Këshillin Republikan për Sigurinë në Qarkullimin Rrugor, si dhe për zgjedhjen e Drejtorit të Agjencisë për Cilësinë në Arsimin e Lartë.

Pas votimit të këtyre pikave, kryetari i Kuvendit, Jovan Mitreski, njoftoi se deputetët do të njoftohen shtesë për vazhdimin e seancës.

Kujtojmë se me 25 dhjetor i mbaroi mandati, kryeprokurorit të deritanishëm, Lubomir Jovevski, ndërsa me 22 dhjetor, Sonja Simovska u caktua ushtruese e detyrës së kryeprokurorit publik të shtetit.

Prokurori Jovevski, u emërua më 25 dhjetor 2017, duke pasuar Marko Zvrlevskin, i cili u shkarkua në gusht të po atij viti.