RMV, lëvizje e çmimeve të derivateve të naftës pas mesnate

Nga sonte në mesnatë çmimet e benzinës dhe dizelit ulen për gjysmë denari për litër, transmeton Portalb.mk.

Sipas vendimit të Komisionit Rregullatot për Energjetikë (KRRE), një litër Eurosuper BS-95 nga mesnata do të shitet për 82 denarë, Eurosuper BS-98 do të kushtojë 84 denarë për litër, ndërsa një litërdizel do të shitet për 73 denarë.

Për një denarë nga sonte do të lirohet edhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri dhe do të kushtojë 72 denarë për litër. Çmimi i kilogramit të mazutit, nga ana tjetër, rritet për 0,756 denarë dhe do të shitet për 43,209 denarë.