RMV, ka rënë numri i nxënësve shkollave fillore dhe të mesme

Në fund të vitit shkollor 2021/2022, numri i nxënësve në shkollat ​​e rregullta fillore ishte 184.910, që paraqet rënie prej 0,6% krahasuar me vitin paraprak shkollor, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave, transmeton Portalb.mk.

Në shkollat ​​e mesme të rregullta, numri i nxënësve në fund të vitit shkollor 2021/2022 është 69.378, që është rënie prej 2.5% krahasuar me vitin paraprak shkollor.

Në nivel të Maqedonisë çdo vit zvogëlohet numri i nxënësve, duke përfshirë edhe ata të klasës së parë. Nëse në vitin shkollor 2011/2012 në vend kishte 986 shkolla, në dhjetë vjet ky numër u ul në 973. Kjo tregon se në një dekadë janë mbyllur 13 shkolla, pa llogaritur shkollat ​​rajonale në pjesët rurale, pasi Enti Shtetëror i Statistikave (EShS) numëron shkollat ​​që janë qendrore/amë.

Sa i përket arsimit të mesëm, vërehet se nuk ka rënie të vazhdueshme të numrit të nxënësve, siç është rasti me nxënësit e shkollave fillore. Nëse numri i gjimnazistëve para pesë viteve ishte 71.458, vitin e kaluar kemi pasur 71.018 gjimnazistë, pra 440 nxënës më pak. Numri i profesorëve në shkolla, ndërkaq, në një periudhë pesëvjeçare ka rënë për 287 profesorë.

Statistikat tregojnë se ne kemi gjithnjë e më pak nxënës në vend. Por numri i mësuesve që bëhen pjesë e sistemit arsimor është në rritje.