RMV-ja barazoi me Belgjikën, ruan pozitën e parë

Maqedonia e Veriut ka barazuar pa gola me Belgjikën në udhëtim, transmeton Koha.net.

Ndeshja e zhvilluar të premten mbrëma i takoi kualifikimeve për Kupën e Botës që mbahet vitin e ardhshëm në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Maqedonia e Veriut edhe pas barazimit e mban vendin e parë me 12 pikë në Grupin J.

Belgjika ka një pikë më pak një pozitë më poshtë

Enis Bardhi dhe Ezgjan Alioski e kompletuan ndeshjen te mysafirët kurse Visar Musliu luajti deri në minutën e 84-t dhe Isnik Alimi në lojë u inkuadrua nga minuta e 74-t.

Në Grupin J janë edhe Uellsi që është në pozitën e tretë me dhjetë pikë, Kazakistani në vendin e katërt me gjashtë pikë dhe Lihtenshtajni në pozitën e fundit pa pikë.