BE-ja siguroi mbështetje thelbësore për Maqedoninë e Veriut në luftën kundër zjarreve

 BE-ja iu përgjigj me shpejtësi kërkesës urgjente të qeverisë së Maqedonisë së Veriut për ndihmë në përpjekjet e saj për të luftuar zjarret e mëdha duke aktivizuar Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së (MMCBE), thanë nga Delegacioni i BE-së. Nëpërmjet këtij Mekanizmi dhe falë mbështetjes së vendeve anëtare të BE-së dhe shteteve pjesëmarrëse në MMCBE, BE-ja arriti me shpejtësi të mobilizojë një helikopter nga Serbia, dy helikopterë nga Sllovenia, dy aeroplanë dhe një helikopter nga Turqia, një aeroplan nga flota zjarrfikëse e shpëtimit të BE-së nga Kroacia dhe një aeroplan nga Rumania, transmeton Portalb.mk.

Këto njësi mbështetëse tashmë janë të angazhuara në shuarjen e zjarreve.

 “BE-ja ka qenë gjithmonë aty për Maqedoninë e Veriut në kohëra sfiduese. Ndihma jonë e shpejtë dhe thelbësore përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së po ofron mbështetje jetike për përpjekjet lokale në luftën kundër zjarreve shkatërruese”, tha ambasadori David Geer, ambasador i Bashkimit Europian në Maqedoninë e Veriut.

Kjo nuk është hera e parë që Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së mobilizohet për të ndihmuar vendin me fatkeqësitë natyrore. Në gusht të vitit 2021, mbështetja e BE-së përmes mekanizmit ishte kritike për shuarjen e zjarreve të mëdha në zonën e Pehçevës dhe Berovës. Në vitin 2015 dhe 2016, u ofrua mbështetje në kohë përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së për të përballuar përmbytjet e rënda që prekën vendin. Mbështetja përmes mekanizmit është ofruar edhe gjatë pandemisë me COVID-19.

Në zjarrin e malit Serta në zonën e Negotinës, janë drguar katër helikopterë, dy të ushtrisë dhe një helikopter të policisë dhe iu është bashkuar edhe një helikopter i Malit të Zi. Në territorin e Komunës së Gjevgjelisë mbi fshatin Negorc janë dërguar dy helikopterë sllovenë, ndërsa në komunën e Novosellës në malin Ograzhden një helikopter i madh nga Turqia dhe një nga Serbia me pesë tonë ujë.

“Po ashtu do të nisen të gjithë ‘ertraktorët’, tre nga DMSh dhe dy ‘ertractors’ turq së bashku me atë kanadez nga Kroacia në malin Serta në territorin e Komunës së Shtipit pas fshatit Dragoevo. Në të gjitha vendet ku do të operojë avioni, ne kemi njësi zjarrfikëse në terren, të cilave u bashkohen 100 ushtarë të ushtrisë dhe 30 pjesëtarë të policisë”, tha sot kryetari i QMK-së Stojançe Angellov.

Siç njoftoi Angelov, avioni Herkules nga Rumania, i cili bart të ashtuquajturat bomba uji prej më shumë se pesë tonësh. Së bashku me të do të ulet edhe një aeroplan tjetër, i cili shërben si logjistikë.

“Ka ende disa zjarre në territorin e shtetit, të cilat do të kërkojnë mbështetje ajrore, në komunat Çashkë, Dollnen, Studeniçan, Zelenikovë, ka zjarr nën majën e Solunska Gllavës, si dhe zjarri afër Radovishit , për të cilin pritet të vendoset nën kontroll”, thotë Angelov.

Zjarret aktive:

  • Komuna e Negotinës në atarin e fshatit Kalanjevë- Mali Serta (bimë e ulët dhe pyll)
  • Komuna e Shtipit, në mes të fshatrave Dragoevë dhe Sellcë, Haxhi Rexhepli (me bimësi të ulët dhe shkurre)
  • Komuna e Novosellës mbi fshatin Badilen (pyll me pisha)
  • Komuna e Çashkës, fshatrat Drenovë dhe Jabollçishtë e poshtme (pyll i përzier)
  • Komuna Çashkë, fshati Gabrovnik (transferuar me zjarr nga fshati Slepçe, Komuna e Dollnenit)
  • Komuna e Dollneni, fshati Slepçe me bimësi të ulët dhe të thatë (bar dhe me kërcell të ulët)
  • Komuna e Gjevgjelisë, në mes të f Negorci dhe fshati Kovanec
  • Komuna e Studeniçanit (pyll me bimësi të ulët dhe të përzier);
  • Komuna e Zelenikovës, në mes të Jaboëlçishtit të poshtëm dhe Dejkovecit (pyll i përzier)
  • Komuna e Radovishit, Gornit dhe Dilni Lipoviqit (pyll me kërcell të ulët dhe pisha);
  • Komuna e Manastirit, varrezat e Gërmës në Bair (Vegjetacioni i ulët dhe pylli);
  • Komuna e Dellçevës, (deponi)
  • Komuna e Likovës, f .Vaksincë dhe Sllupçan (bari i thatë dhe bimësi e ulët).

Në Maqedoninë e Veriut është në fuqi një ndalesë e plotë në lëvizjet në pyje, për shkak të rrezikut nga zjarret, të cilat kërcënojnë qindra hektarë tokë.

Të ndihmuara nga erërat dhe temperaturat e larta, zjarret po përhapen me lehtësi duke rrezikuar disa vendbanime.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut  ka marrë vendim për ekzistimin e gjendjes së krizës për shkak të rritjes së shfaqjes së zjarreve në territorin e vendit.