RMV, GoDigital fton ndërmarrjet e suksesshme të aplikojnë për mbështetje të transformimit digjital

Qendra për Transformimin Digjital – “GoDigital” shpall një program që synon mbështetjen e ndrmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) në transformimin e tyre digjital, transmeton Portalb.mk.

NMVM-të e suksesshme në Maqedoni ftohen të aplikojnë për mbështetje dhe vauçerë për bashkëfinancim nga 6.000 deri në 10.000 euro.

Për të marrë pjesë në program, kompanitë duhet të kenë rezultate pozitive financiare në tre vitet e fundit, midis 10 dhe 100 punonjës, si dhe pronësi vendase dominuese (të paktën 50.1%).

NMVM-të e interesuara që plotësojnë kriteret duhet të dorëzojnë aplikimet e tyre deri në datën 15 shtator 2024.

Kompanitë e përzgjedhura do të marrin mbështetjen e nevojshme për zbatimin e strategjive efektive digjitale.

Aplikoni duke plotësuar formularin ose duke kontaktuar në numrin +389 70 277 306.