RMV, gjysmën e parë të 2023 pati më shumë turistë se vitin e kaluar

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, numri i turistëve në qershor të vitit 2023 është 110. 319, nga të cilët 23.5 % janë turistë vendor dhe 76.5 % turistë të huaj, transmeton Portalb.mk.

Numri i netëve të kaluara në qershor të vitit 2023 është 225.092, nga të cilat 30.6 % janë turistë vendor dhe 69.4 % janë turistë të huaj.

Në periudhën janar – qershor 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, numri i turistëve është rritur me 30.1 %, edhe atë: te turistët vendor ka rritje prej 2.8 %, ndërsa te turistët e huaj ka rritje prej 46.8 %.

Në periudhën janar – qershor 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, numri i netëve të kaluara është rritur për 18.8 %, edhe atë: te turistët vendor ka ulje prej 1.2 %, ndërsa te turistët e huaj ka rritje prej 32.9 %.

Informata më të hollësishme gjenden KËTU.