RMV, filloi pagesa e bursave të studentëve për përfituesit e rinj

Sot ka nisur pagesa e kësteve të para të bursave për përfituesit e rinj që kanë nënshkruar kontratat me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MASH) në muajin janar. Studentët marrin mjete për pesë muaj në llogaritë e tyre, bëjnë të ditur disa studentë për Meta.mk.

Studentët që kanë bursa prej 6.050 denarë sot do të marrin 30.250 denarë në llogarinë e tyre, ndërsa ata me bursa mujore prej 18.000 denarë duhet të marrin 90.000 denarë.

Bursat për përfituesit e rinj u vonuan dhe kanë thyer afatin e dhënë nga Ministria e Arsimit javën e kaluar. Në një komunikatë për media, por edhe në një deklaratë për Meta.mk, ministria tha se kjo kategori e studentëve do t’i marrë këstet e para të bursave javën e kaluar, gjë që nuk ka ndodhur.

Ndryshe, sot po paguhet kësti i pestë i bursave për këtë vit shkollor për studentët që ua zgjatën këtë të drejtë.