RMV, fëmijët me zhvillim atipik të harruar në fillimin e vitit shkollor

Nëse Qeveria e re e RMV-së në fillim të vitit shkollor 2024/2025 u lavdërua me maksimën “libër për çdo fëmijë”, duhet të dijë se nevojitet edhe “shkollë për çdo fëmijë”, sepse arsimi është i domosdoshëm në Maqedoni. Nxënësit kanë për obligim të ndjekin në mënyrë të rregulltë mësimin dhe procesin edukativo – arsimor. Kjo vlen për të gjithë! Edhe për fëmijët tipi edhe për ato atipik! Megjithatë, nxënësit me zhvillim atipik tani për tani mbetën të përjashtuar dhe të harruar. Nuk morën asistentë arsimor të cilët do të jenë mbështetje në shkollat dhe për arsimtarët, shkruan Radio MOF.

Bojan Shashevski
Bojan Shashevski

Edhe pse Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) pretendon se, “gjithçka është në rregull, nuk ka diskrimin dhe nevojë për panikë” dhe paralajmëroi gjiothsej mbi 1.000 asistentë arsimor, prindërit pohojnë drejtpërdrejt: asistentë nuk ka ende. Shpallja për asistentë është vonuar, edhe pse kishin gjithë verën që të planifikohet dhe të përfundojë kjo punë.

Me këtë, prindërit e veçantë janë lënë sërish në baltë. Ata duhet të mendojnë sërish nëse do ta lënë fëmijën në shtëpi (nëse kanë  gjyshërit që të kujdesen për ta), nëse do ta lënë punën dhe të shkojnë në shkollë me të dhe ta bëjnë asistentin, apo ta lënë në shkollat ​​ku për të do të kujdesej stafi arsimor, i cili ndonjëherë merret me 30 fëmijë në një klasë dhe nuk është mjaftueshëm i përgatitur për procesin gjithëpërfshirës.

Thjeshtë, shkollat në periudhën e fundit kanë një sërë problemesh mbi kokë që ta zbatojnë inkluzivitetin. Probleme me vet qasjen në shkolla, transportin, infrastrukturënm toaletet, klasa adaptuese, buxhet, materiale për mësim, me ekipe inkluzive… ndërsa barrën shpesh bie mbi prindërit. Tani përsëri, në rastin pa asistentë, prindërit duhet të sqarohen me drejtorinë e shkollës “a ta lënë fëmijën një orë apo dy” apo nëse “mund ta lënë fare fëmijën”, ndërsa njëkohësisht të merret edhe me punëdhënës, me paratë, me kohën dhe me shëndetin e vet fizik dhe mental.

Them “përsëri” sepse nuk e kanë për herë të parë. Fatkeqësisht, janë të mësuar me sorrollatje. Edhe para disa viteve nuk kishin asistentë arsimor nga viti shkollor. Por, nëse ndjehen të diskrimiuar dhe të fshehur “nën tapet”, nuk do të thotë se janë imun ndaj problemit. Përkundrazi.

E dinë çfarë u takon. Shteti duhet të sigurojë barazi, disponueshmëri, aksesueshmëri dhe gjithëpërfshirje. Për të gjithë. Shteti duhet të sigurojë të drejtën për arsim. Për të gjithë. Shteti duhet të sigurojë që të mos ketë diskriminim dhe të sigurojë me kohë përshtatje të arsyeshme sipas nevojave individuale të çdo nxënësi, si dhe mbështetje për mësuesit në punën me nxënësit me aftësi të kufizuara, për të parandaluar përjashtimin e tyre nga arsimi i rregullt.

Prindërit nuk kanë “rënë nga Marsi”. Kjo më sipër është e ndërthurur përmes ligjeve të ndryshme vendore, por edhe konventave që Maqedonia i ka nënshkruar dhe shteti duhet t’i respektojë. Për të gjithë fëmijët. Këtë e ka konfirmuar edhe Komisioni për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi.

Prindërit e dinë se, sipas Rregullores për Kërkimin e Asistentëve, së pari duhet të kalojë vlerësimi i shërbimeve që funksionojnë sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Funksionimit, Aftësisë së Kufizuar dhe Shëndetit (ICF). Ata duhet të vendosin nëse fëmija ka nevojë për një asistent, një plan arsimor individual (IEP) ose një program të modifikuar, sipas aftësive dhe zhvillimit të tij. Më pas, shkollat ​​fillore paraqesin mendimet e shërbimeve të ICF-së në shkollat ​​fillore me qendër burimore (SHFQB), sipas rizonimit të përcaktuar. Kërkesat e tilla për asistent duhet të dorëzohen deri në fund të muajit mars, nëse bëhet fjalë për fëmijët nga klasa e dytë deri në klasën e nëntë, dhe për nxënësit e klasës së parë – deri në qershor. Në fund, Qendrat Burimore bëjnë procedurën me thirrje publike, zhvillojnë trajnime dhe punësojnë asistentët për një periudhë të caktuar kohore, ndaj të jenë gati për mësimin e parë shkollor më 1 shtator.

Kjo duhet të zbatohet në praktikë. Gjithë kjo duhej të përfundonte deri më tani. Por, nuk ka përfundur. Asistentë arsimor nuk ka nëpër shkolla. Të mos flas për prindërit e nxënësve të shkollave të mesme me zhvillim atipik, ato me vite e presin Ligjin për arsim të mesme që do t’u ofrojë asistentë arsimor në barrë të shtetit, ndërsa nuk i paguajnë nga xhepi i tyre.

Në fund, të rikujtojë: tash më më shumë herë shkruajnë se shkollat duhet të parashikojë përgatitje për nxënësin për jetë të përgjegjshme dhe të pavarur. Për zhvillimin e aftësive dhe shkathtësi për hulumtim, eksperimentin, por edhe zgjidhjen e problemeve. Që të gjithë fëmijët të mund të realizohen, që të jenë poet, aktorë, mjekë, youtuber apo çfarë do që duan që të jenë. Do të thotë, fillimisht që t’u ofrohet mundësi. Bazë. Njerëzore. Të barabartë. E meritojnë atë! Përmes një sistemi që jep mbështetje nga kopshti deri në fakultet dhe nuk përjashtojnë askënd.