RMV, është publikuar me vonesë shpallja për zgjedhjen e drejtorit të ri të ATO-s, atij aktual sot i skadon mandati

Është publikuar dje shpallja për zgjedhjen e drejtorit të ri të Agjencisë Teknike Operative (ATO), i cili u votua vetëm dy ditë para skadimit të mandatit të kreut aktual të institucionit është votuar në Kuvend, ndërsa dje është publikuar në “Gazetën Zyrtare”, transmeton Portalb.mk.

Me këtë fillon të rrjedhë periudha prej dhjetë ditësh, sa zgjat shpallja, gjatë së cilës kandidatët e interesuar do të duhet të paraqiten dhe të dorëzojnë dokumentet e nevojshme.

Për drejtorin e ATO-s, siç thuhet në njoftim, e që rrjedh nga Ligji që rregullon kompetencën dhe punën e këtij institucioni të pavarur shtetëror, mund të zgjidhet personi i cili është shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili ka fituar së paku 240 kredi sipas ECTS, gjegjësisht shkallën VII/1 të arsimit në degët e informatikës, elektroteknologjisë, teknologjisë kompjuterike dhe informatikës, inxhinierisë së telekomunikacionit, sigurisë, sigurisë kompjuterike, shkencave juridike ose ekonomike. Kërkohet gjithashtu minimumi dhjetë vjet përvojë pune në këto fusha pas diplomimit.

Ndërkaq, drejtorit aktual i Agjencisë, Zoran Angellovskit, sot i përfundon mandati pesëvjeçar, ndërsa Kuvendi vetëm pardje ka marrë vendim që të shpallet pasardhësi i tij.

Kjo ngriti pikëpyetjen, për të cilën aktualisht nuk ka përgjigje nga institucionet, se kush dhe si prej sot do të menaxhojë institucionin ku janë pajisjet e monitorimit të komunikimit dhe ku janë aktivizuar urdhrat e gjykatës për këtë masë të posaçme hetimore.

Angelovski dje është dashur të mbajë konferencë për media para Kuvendit, por pak orë para orarit të caktuar (11:00) ka marrë njoftim nga ATO se dalja para gazetarëve do të shtyhet për një kohë të pacaktuar “për shkak të për çështjeve urgjente”.

Drejtori aktual i ATO-s, në përgjigjet e pyetjeve të “360 gradë”, paralajmëroi dy ditë më parë se nëse ATO mbetet pa drejtor, do të krijojë vakum ligjor në drejtimin e institucionit.

“Në Ligjin për Agjencinë Operative-Teknike (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” numër 71/18 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” numër 98/19), edhe pse disa çështje që kanë të bëjnë me kompetencat dhe menaxhimin e ATO-s janë të rregulluara, nuk rregullohet çështja e drejtimit të institucionit pas skadimit të mandatit pesëvjeçar të drejtorit, në rast se në ditën e mbarimit të mandatit, procedura për zgjedhjen e një drejtorit të ri ende nuk ka përfunduar, gjegjësisht ligji në fuqi nuk parasheh mundësinë në atë rast kur i njëjti është pa drejtor të zgjedhur legjitimisht me mandat të vlefshëm nga Kuvendi i RMV-së, me institucionin që të drejtohet nga një person tjetër (ushtrues detyre i drejtorit , zëvendësdrejtor, këshill etj.), dhe kështu të mos i jepen kompetencat për zbatimin e kompetencave ligjore të ATO-ve që rrjedhin nga drejtori si i vetmi person kompetent menaxhues”, deklaroi Angellovski për “360 gradë”.

Ai u zgjodh në krye të këtij institucioni të rëndësishëm në zinxhirin e mbrojtjes së sigurisë kombëtare dhe luftës kundër krimit pikërisht pesë vite më parë. Me shumicë prej dy të tretash në Kuvend, Angellovski u emërua në krye të Agjencisë Operative-Teknike më 7 shtator 2018, pasi qeveria dhe opozita arritën marrëveshje për emrin nga gjithsej 14 kandidatët e pranuar.

Delegacioni i BE-së u kërkoi dje autoriteteve që të sigurojnë vazhdimësinë e funksionimit të ATO-s.

“Agjencia operativo-teknike është përgjegjëse për monitorimin e komunikimit me autoritetin e një gjykate në procedimin penal ose në interes të sigurisë dhe mbrojtjes së shtetit. Si e tillë ajo kryen një funksion të rëndësishëm. Prandaj presim që autoritetet të sigurojnë kushtet e nevojshme për vazhdimësinë e funksionimit të tij”, iu përgjigj Delegacioni i Bashkimit Evropian pyetjeve të “360 gradë”.

Ndryshe, më 10 maj të këtij viti, në seancën e 115-të plenare të Kuvendit, është bërë propozim nga deputeti i VMRO-DPMNE-së dhe kryetar i Komisionit për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Masave për Monitorimin e Komunikimeve, Igor Janushev dhe koordinatori i Grupit Parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitreski, që pas procedurës së shkurtuar të miratojnë ndryshimet në Ligjin për ATO. Ato parashikojnë që mandati i drejtorit të zgjaste pesë vjet ose deri në zgjedhjen e drejtorit të ri (për të siguruar vazhdimësinë e funksionimit).

Nevoja e bartjes së ndryshimeve dhe shtesave pas procedurës së shkurtuar u votua me dy të tretat – 84 deputetë votuan “pro”, dy “kundër”, dhe nuk pati asnjë abstenim. Pasi kryeparlamentari ka konstatuar se propozimi është miratuar, ka ngarkuar Komisionin e Mbrojtjes dhe Sigurisë, si organ amë, dhe Komisionin Ligjvënës, që ta diskutojnë propozimin në kuadër të procedurës parlamentare.

Por ajo që ndodhi më pas mbetet mister, pasi amendamentet e propozuara nuk u rikthyen në seancë plenare dhe nuk u votuan.

Agjencia Teknike Operative (ATO) si organ i pavarur shtetëror është themeluar pas reformave në sektorin e sigurisë-zbulimit, gjegjësisht në ish Drejtorinë e Sigurisë dhe Kundërzbulimit (DSK) pas skandalit të përgjimeve masive dhe Raportit të grupit të ekspertëve të Komisioni Evropian (KE) i kryesuar nga Reinhard Priebe.

Me një sërë ndryshimesh ligjore që rregullonin këto çështje dhe kërkonin një shumicë prej dy të tretash, DSK mori pasardhësin e saj në Agjencinë e Sigurisë Kombëtare (ASK), e cila ruajti (një pjesë të madhe) të kompetencave, ndërsa kompetencat mbi pajisjet e përgjimit i kaluan ATO-s.