RMV, është hapur thirrja e dytë për praktikantë dhe gazetarë të rinj për BE-në

Eurothink – Qendra për Strategji Evropiane në kuadër të projektit “Media për BE” shpalli thirrje për gazetarë të rinj – praktikantë në përgatitjen e temave të destinuara për proceset integruese evropiane të Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Thirrja u drejtohet të rinjve deri në 30 vjeç që janë gazetarë në fillim të karrierës, studentë të gazetarisë, studentë të shkencave sociale apo të rinj që kanë dëshirë të angazhohen në kërkime apo media.

Qëllimi i projektit është ngritja e kapaciteteve mediatike për mbulim, monitorim dhe ekzaminim të procesit negociator për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Në të njëjtën kohë, me këtë qytetarët njihen, edukohen për procesin drejt anëtarësimit të plotë në Maqedoninë e Veriut në BE.

Të interesuarit të dërgojnë: CV dhe letër motivuese në gjuhën angleze jo më vonë se data 20.09.2024 deri në ora 16:00 në emailin: [email protected].

Më shumë informacione, mund të merrni në KËTË LINK.