RMV, është hapur aplikimi për trajnimin “Women Going Digital” për gratë që duan të rrisin njohuritë në transformimin digjital

Është hapur trajnimi Women Going Digital, i certifikuar në internet që synon gratë që duan të zgjerojnë njohuritë dhe ekspertizën e tyre në tema që lidhen me transformimin digjital, transmeton Portalb.mk.

Duke ndjekur trendet e diktuara nga kompanitë dhe pritjet e tyre nga punonjësit e tyre, AHK Nordmazedonien me mbështetjen e GIZ North Macedonia zhvilloi projektin Women Going Digital.

Kursi është i ndarë në 16 module, të cilat përbëhen nga video, podkaste dhe një udhëzues digjital për secilin modul në gjuhën maqedonase dhe shqipe, i cili mund të ndiqet në çdo kohë dhe kudo.

Për aplikim duhet të hyni në këtë LINK.

Partnerë të këtij projekti janë Diha Albanien dhe KDWV Kosovarisch-Deutsche Wirtschaftsvereinigung!