RMV, është arrestuar një banor i Gjevgjelisë kontrabandues i emigrantëve

Policia sot pasdite rreth orës 17 në autostradën “Miqësia”, midis Tabanocit dhe Kumanovës e privoi nga liria një 32-vjeçar nga Gjevgjelia, njofton Portalb.

Siç informoi MPB-ja, I.GJ. në automjetin e tij “pezho” ka transportuar tre persona emigrantë nga Nepali.

“Pas dokumentimit të rastit do të dorëzohet parashtresë përkatëse”, thuhet në kumtesën e MPB-së.