RMV, do të ndryshojë çmimi i benzinës dhe dizelit

Nga sonte në mesnatë benzina do të rritet për një denarë për litër, ndërsa nafta dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri për 2,5 denarë për litër. Rritet edhe çmimi me pakicë i mazutit: 1146 denarë për kilogram, njoftuan nga Komisioni Rregullativ për Energji (KRRE), transmeton Portalb.mk.

EUROSUPER BS 95 do të kushtojë 88 denarë për litër, EUROSUPER BS – 98 do të jetë 90,5 denarë, EURODIESEL BS (D-E V) 83,5 denarë, mazut Extra Light 1 (EL-1) 83 denarë, ndërsa nafta do të jetë 47,3 denarë për kilogram.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatarisht: te benzina për 1,308 %, te nafta për 3,641 %, te vaji ekstra i lehtë për 3,940 % dhe te mazuti për 2,280%. Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilës janë përcaktuar çmimet me llogaritjen e mëparshme, është më i lartë për 0,705 për qind, thekson KRRE.