RMV, derivatet e naftës në mesnatë do të kenë çmim të ri

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka marrë vendim për uljen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës për mesatarisht 1 për qind në krahasim me vendimin e 10 nëntorit, transmeton Portalb.mk.

Nga mesnata EUROSUPER BS – 95 do të kushtojë 80 denarë, EUROSUPER BS – 98 do të kushtojë 82 denarë, karburanti EURODIZEL BS do të kushtojë 77,5 denarë për litër, ndërsa vaji ekstra i lehtë do të shitet me çmim prej 76,5 denarë për litër. Një kilogram mazut do të kushtojë 43,3 denarë.

Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) zvogëlohen për 1 denar, ndërsa çmimi me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) ulet për gjysmë denar.