USAID Shkup nesër do të zhvillojë ngjarje për fillimin e “Aktivitetit rinia aktivisht krijon mundësi”

Të martën, më 14 nëntor 2023, në Netaville në Shkup, me fillim në orën 12:00, Aktiviteti i USAID-it rinia aktivisht krijon mundësi zhvillon ngjarjen për shënimin e fillimit zyrtar të Aktivitetit, transmeton Portalb.mk.

Në ngjarje deklarata për mediat do të japin drejtoresha e Agjencisë së SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) për Evropë dhe Euroazi, Ambasadorja Erin E. MekKi dhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska.

Nebojsha Mojsoski, drejtues i Aktivitetit dhe Biljana Angellova, rektore e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup gjatë ngjarjes do të nënshkruajnë Memorandum mirëkuptimi me qëllim që të mbështeten sa më shumë të rinj për ta tejkaluar hendekun midis arsimit formal dhe punësimit. Gjithashtu, do të mbahet edhe një diskutim i të rinjve në të cilin do të prezantohen histori frymëzuese dhe do të bisedohet për pritshmëritë e të rinjve nga vendet e punës.

Aktiviteti pesëvjeçar i USAID-it rinia aktivisht krijon mundësi, që është në vlerë prej 7 milionë dollarësh, do të punojë me 10.000 të rinj në vend për t’u ofruar të rinjve mundësi ekonomike, për të forcuar aftësitë e tyre për punë, avancim në karrierë dhe pjesëmarrje qytetare, ndërsa do të promovojë vlera dhe përvoja që do t’i ndihmojnë ata të bëhen edhe më të pavarur. Aktivitetin e realizon Përparimi i ekonomive për komunitete më të forta, organizatë jofitimprurëse amerikane në partneritet me Qendrën për Zhvillimin e Sipërmarrësve dhe Menaxherëve (CEED Hub)