RMV, çmime të reja të derivateve të naftës në mensnatë

Eurodizel nga sonte do të shtrenjtohet për një denarë e gjysmë, kështu që me rritjen e re çmimi për një litër dizel tani do të jetë 74,5 denarë, ka vendosur Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE), transmeton Portalb.mk.

“Çmimi me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 rritet për 1 denar për litër, kështu që tani çmimi i ri do të jetë 77,5 denarë. Çmimi me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98 po rritet për një denarë e gjysmë dhe çmimi për litër do të jetë 80 denarë. Mazuti ekstra i lehtë 1 (EL-1) do të kushtojë 74 denarë, ndërsa mazuti M-1 NS do të kushtojë 42 denarë”, njofton KRRE.