Rita Ora me performancë mbresëlënëse në Ohër: Ndihet si shtëpi, jam krenare që jam nga Kosova
Ylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora mbrëmë ka performuar në Ohër, në një nga koncertet më të mëdha të verës në vend. Gjatë performancës ajo përshëndeti disa herë fansat në gjuhën shqipe, shkruan Portalb.mk.
Ora interpretoi hitet e saj më të njohura të cilat kanë geumbulluar miliona shikime.
Gjatë performacës ajo tha se ndihet si në shtëpi pasi me Ohrin ka lidhje që nga fëmijëria.
“Ohër, kam qenë këtu si fëmijë në pushime me familjen time, jam rritur në Londër, por zemra ime do jetë gjithmonë në këtë pjesë të botës”, tha Ora
Ajo nuk i la pa i përshëndetur edhe shqiptarët të cilët ishin të shumtë në numër në koncert.
“Për të gjithë shqiptarët e mi në turmë, jam shumë krenare që jam nga Kosova, Shqipëria dhe dua të gjithë të jemi krenarë se kush jemi dhe nga jemi”, tha ajo.
Përveç Rita Orës, mbrëmë në stadiumin “Biljanini Izvori” performoi edhe dyshja maqedonase, 2 Bona dhe këngëtarja sllovene, Senidah.