Rinia e RMV-së pre e bullizmit kibernetik, kanë nevojë për edukim më të madh si ti raportojnë (Infografik)

Të rinjtë në Maqedoninë e Veriut janë pre e ngacmimit dhe bullizmit kibernetik, ata kanë nevojë për arsim shtesë dhe praktikë të informacionit në lidhje me këta kërcënime, njohjen, parandalimin dhe raportimin e tyre. Këto mes tjerash janë gjetjet e hulumtimit: “Perceptimet, qëndrimet dhe sfidat e të rinjve në Maqedoninë e Veriut” nga Misioni i OSBE-së në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Hulumtimi tregon se ngjarjet e fundit në rajon lidhur me dhunën ndaj të rinjve në shkolla ndaj bashkëmoshatarëve dhe mësuesve kanë përfunduar tragjikisht, duke lënë fëmijët si viktima. Këto ngjarje kanë origjinën e tyre në komunikimin në hapësirën digjitale, duke aktivizuar alarmet e institucioneve për të marrë masa më serioze, duke iu kushtuar vëmendje të veçantë komunikimit në hapësirën digjitale dhe parandalimit të dhunës.

Në fakt, në kontekstin tonë kombëtar, shumica e aktorëve dhe përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile të intervistuar në këtë studim e përkufizojnë dhunën përmes dhunës ekzistuese të bashkëmoshatarëve në shkolla, e cila ndodh kryesisht në rrjetet sociale.

Perceptimet e të rinjve për sigurinë në hapësirën digjitale

42% e të anketuarve në hulumtim ndjehen “të sigurt” ose plotësisht të sigurt kur përdorin internetin, ndërsa 20% të tjerë nuk ndihen të sigurt. Megjithatë, një përqindje relativisht e madhe e të anketuarve (38%) që ndihen “as të sigurt dhe as jo të sigurt” mund të sugjerojë nevojën për hulumtime të mëtejshme për të shpjeguar arsyet e kësaj situate dhe për të vlerësuar nëse nevojitet arsim shtesë që të rinjve t’u rritet besimi i tyre dhe të shprehin qëndrimet e tyre ndaj sigurisë në internet.

Diskutimet e fokus grupeve të kryera në të tetë rajonet zbuluan situata të ngjashme, ku të rinjtë ndahen mes ndjenjës së të qenurit të sigurt në internet dhe ndjenjës së të qenurit as të sigurt dhe as të pasigurt.

Siguria dhe mbrojtja në hapësirën digjitale. Infografik nga hulumtimi: “Perceptimet, qëndrimet dhe sfidat e të rinjve në Maqedoninë e Veriut”
Siguria dhe mbrojtja në hapësirën digjitale. Infografik nga hulumtimi: “Perceptimet, qëndrimet dhe sfidat e të rinjve në Maqedoninë e Veriut”

“Nuk ndihem e sigurt kur shoh një njoftim në faqen e internetit që thotë: “pranoni të gjitha cookies”, pasi nëse klikoj këtë opsion dhe faqja nuk është e sigurt, ka rrezik që informacioni personal në faqen time dhe të dhënat në laptop të ekspozohen, duke përfshirë kodin PIN dhe numrin e regjistrimit”, tha një 17 vjeçare nga Struga.

Ndjenja e të qenurit as të sigurt dhe as të pasigurt është veçanërisht e theksuar te të rinjtë nga komuniteti shqiptar (48%). Të rinjtë boshnjakë (55%) dhe romët ndihen kryesisht të sigurt (48%) krahasuar me 45% të maqedonasve dhe 32% të shqiptarëve

As shumica e të rinjve në rajonin Lindor nuk ndihen të sigurt dhe pasigurt (56%), një shifër që është dukshëm më e lartë në krahasim me rajonet e tjera që variojnë nga 26% në 41%. Të rinjtë nga rajoni Jugperëndimor ndihen jashtëzakonisht të pasigurt (19%) krahasuar me rajonet e tjera, që variojnë nga 1% në 11%, ndërsa të rinjtë nga rajoni i Pellagonisë shumica e tyre ndihen “të sigurt” ose “plotësisht të sigurt” (56%).

Shumica e të rinjve (66%) i kushtojnë vëmendje mbrojtjes së të dhënave personale dhe informacionit të tyre në internet. Megjithatë, 23% e të rinjve nuk i kushtojnë asnjë kujdes mbrojtjes së të dhënave personale. Vajzat e reja janë më pak të kujdesshme (64%) krahasuar me djemtë e rinj (68%). Të rinjtë nga rajoni Verilindor (80%) dhe Jugperëndimor (77%), për shkak të ndjenjës së tyre të pakënaqësisë në lidhje me sigurinë në internet, janë veçanërisht të kujdesshëm në mbrojtjen e të dhënave të tyre personale në krahasim me rajonet e tjera dhe në përgjithësi në shumicën e popullsisë. Të rinjtë serbë (79%) dhe shqiptarët (71%) janë më të kujdesshëm në mbrojtjen e të dhënave personale krahasuar me turqit (67%), maqedonasit (65%), vllahët (65%), romët (50%) dhe boshnjakët (45%).

Mbrojtja e të dhënave personale në internet. Infografik nga hulumtimi: “Perceptimet, qëndrimet dhe sfidat e të rinjve në Maqedoninë e Veriut”
Mbrojtja e të dhënave personale në internet. Infografik nga hulumtimi: “Perceptimet, qëndrimet dhe sfidat e të rinjve në Maqedoninë e Veriut”

Përvoja me cenimin e sigurisë dhe mbrojtjen në hapësirën digjitale

Shumica e të anketuarve (72%) nuk kanë përjetuar një situatë ku fotot e tyre, videot, ose të dhënat janë përdorur në internet pa lejen e tyre. 24% e të tjerëve njohin dikë që ka përjetuar këtë lloj abuzimi në internet.

Përvoja me keqpërdorimin e të dhënave personale. Infografik nga hulumtimi: “Perceptimet, qëndrimet dhe sfidat e të rinjve në Maqedoninë e Veriut”
Përvoja me keqpërdorimin e të dhënave personale. Infografik nga hulumtimi: “Perceptimet, qëndrimet dhe sfidat e të rinjve në Maqedoninë e Veriut”

Përveç kësaj, në Maqedoninë e Veriut ka pasur raste kur fotografi dhe materiale të vajzave dhe grave të reja janë marrë nga profilet e tyre personale në media sociale dhe janë shpërndarë në internet. Një nga rastet e tilla është ai i “Public Room” (Grupi Dhoma Publike në Telegram),17 (Javna soba group on Telegram), ku djemtë shpërndanë ilegalisht foto nudo të vajzave dhe grave (përfshirë edhe të miturve) kryesisht nga Maqedonia e Veriut.

Më 13 shkurt 2023, Qeveria miratoi ndryshimet në Kodin Penal në lidhje me krimin e përndjekjes, i cili tani është parashikuar me nenin 144-a (Gazeta Zyrtare e RMV-së, nr. 36/2023). Vepra penale e përndjekjes u propozua dhe u miratua për të rritur mbrojtjen e grave kundër sulmeve dhe ngacmimeve, duke përfshirë ngacmimin në internet. Përcaktimi dhe adoptimi i këtij krimi si pjesë e Kodit Penal ishte rezultat i protestave dhe veprimeve të qytetarëve, organizatave dhe aktivistëve civilë në vitin 2021, lidhur me rastin e Dhomës Publike.

Një përqindje dukshëm më e madhe e të rinjve nga rajoni i Vardarit (48%) njohin dikë të cilit të dhënat u janë keqpërdorur në internet, krahasuar me kolegët e tyre nga rajonet e tjera (nga 12% në 23%). Të rinjtë nga fokus grupet ndajnë shembuj të ndryshëm ku bashkëmoshatarët e tyre janë ekspozuar ndaj keqpërdorimit të të dhënave të tyre personale në internet.

Kjo tregon se dhuna e këtij lloji është e pranishme në internet dhe të rinjtë nga Maqedonia e Veriut janë nën kërcënimin e drejtpërdrejtë të saj. Shumica e të rinjve në këtë hulumtim (94%) nuk kanë përjetuar dhunë kibernetike. Megjithatë, të rinjtë nga Pollogu (10%) dhe rajoni i Shkupit (9%) kanë përvojë me dhunën kibernetike më shumë se të rinjtë nga rajonet e tjera, që variojnë nga 1% në 7%.

“Dhuna si fenomen nuk është vetëm fizike, ajo ndodh gjithashtu në jetën e përditshme, duke përfshirë edhe dhunën kibernetike. Dhuna kibernetike është një fenomen i ri dhe ne ende nuk kemi mekanizma për ta luftuar atë. Nga hulumtimet tona dhe komunikimi, mund të konkludojmë se kjo lloj dhune është shumë e pranishme te të rinjtë, shumë më tepër se dhuna fizike”, thanë nga një organizatë rinore.

Sipas përfaqësuesve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, qasja e lehtë në hapësirat dhe përmbajtjet e ndryshme që ofrohen në internet paraqet një kërcënim real për gjeneratat e reja. Fëmijët dhe të rinjtë mund të hyjnë lehtësisht në internet në shtëpi dhe ata shumë lehtë mund të krijojnë komunikim me të rriturit pa mbrojtjen nga prindërit e tyre, duke i lënë ata që të bëhen viktima të dhunës kibernetike. Ministria po ndërmerr shumë aktivitete për parandalimin e dhunës kibernetike dhe për të edukuar të rinjtë mbi kërcënimet nga interneti dhe mënyrat për të mbrojtur të dhënat personale të tyre.

Nga 77 të anketuar që kanë përjetuar dhunë kibernetike, 51% përballen me të në rrjetin social Facebook, 23% në aplikacione për mesazhe të çastit (si Viber, WhatsApp, Telegram dhe Signal), dhe 19% në Instagram. Vajzat e reja (57%) përjetojnë më shumë dhunë kibernetike në Facebook krahasuar me djemtë e rinj (45%), të cilët nga ana tjetër përballen më shumë me dhunën kibernetike gjatë mesazheve të çastit (30% e djemve të rinj kundrejt 16% e vajzave të reja). Rreth 1/3 e të anketuarve të grupmoshës 15 – 18 vjeç përballen me dhunë kibernetike në Instagram, gjë që çon në përfundimin se ky grup përdor Instagramin më shumë se ata të moshës 19 – 29 vjeç.

Frekuenca e dhunës kibernetike në rrjete dhe aplikacione të ndryshme sociale. Infografik nga hulumtimi: “Perceptimet, qëndrimet dhe sfidat e të rinjve në Maqedoninë e Veriut”
Frekuenca e dhunës kibernetike në rrjete dhe aplikacione të ndryshme sociale. Infografik nga hulumtimi: “Perceptimet, qëndrimet dhe sfidat e të rinjve në Maqedoninë e Veriut”

Të rinjtë shqiptarë kanë përvoja të përziera në lidhje me dhunën kibernetike. Shumica prej tyre përballen me dhunë në Facebook (38%), ndërsa 29% të tjerë përballen me të në Instagram. Të rinjtë serbë përballen në mënyrë të barabartë me dhunën kibernetike përmes mesazheve të çastit dhe Instagramit. Maqedonasit dhe turqit kryesisht përjetojnë dhunë kibernetike në Facebook. Të gjithë të anketuarit romë përballen me dhunë kibernetike vetëm në Facebook. Facebook është rrjeti social më i përdorur në rajonin e Pellagonisë, Jugperëndimit dhe Juglindjes, pasi të gjithë të anketuarit nga këto rajone raportojnë përvoja me ngacmimin kibernetik vetëm në këtë platformë. Përveç kësaj, të anketuarit e fokus grupeve përdorin kryesisht Instagramin dhe TikTok-un, si dhe Snapchat-in dhe YouTube-in.

Kur bëhet fjalë për raportimin e abuzimit të të dhënave personale dhe përmbajtjes në institucione, 38% e të rinjve do të raportonin në polici, 24% në familje dhe 21% në Agjencinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Vihet re se të rinjtë mund të njohin autoritetet përkatëse për raportimin e abuzimit të të dhënave personale në internet.

Raportimi i abuzimit me të dhënat dhe përmbajtjet personale. Infografik nga hulumtimi: “Perceptimet, qëndrimet dhe sfidat e të rinjve në Maqedoninë e Veriut”
Raportimi i abuzimit me të dhënat dhe përmbajtjet personale. Infografik nga hulumtimi: “Perceptimet, qëndrimet dhe sfidat e të rinjve në Maqedoninë e Veriut”

Vajzat e reja janë më të sigurta për të raportuar dhunën kibernetike në familje (28%) sesa për të raportuar në institucione, krahasuar me djemtë e rinj (19%). Grupmosha 15 – 18 vjeç shfaq një përqindje dukshëm më të lartë (40%) në dëshirën për të raportuar dhunën kibernetike në familje në krahasim me dy grupmoshat e mbetura (nga 10% në 21%). Grupmosha 25 – 29 vjeç është më e informuar për rolin e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në trajtimin e keqpërdorimit të të dhënave personale, pasi një pjesë më e madhe e këtij grupi (30%) do të raportonte dhunën kibernetike në këtë institucion krahasuar me grupmoshat e tjera. Nga një perspektivë rajonale, të rinjtë nga rajoni i Pollogut shprehen kryesisht të interesuar të raportojnë për dhunën kibernetike vetëm në familje (50%), ndërsa ata nga rajoni Juglindor preferojnë të raportojnë në polici (61%).

Rekomandime nga hulumtimi:

  • Të rinjtë duhet të kenë një edukim të vazhdueshëm për arsimimin digjital, të përshtatur me moshën e tyre. Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës duhet të planifikojnë dhe të zbatojnë këto aktivitete në programet e tyre vjetore në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme.
  • Të rinjtë gjithashtu duhet të marrin një edukim të vazhdueshëm për raportimin e dhunës kibernetike dhe keqpërdorimin e të dhënave. Ata duhet të njoftohen me rolin e institucioneve përgjegjëse si shkollat, autoritetet lokale, policia, Avokati i Popullit dhe procedurat për raportimin e dhunës kibernetike.
  • Prindërit duhet të përqendrohen në ekspozimin e fëmijëve të tyre ndaj hapësirës digjitale dhe të ndihmojnë në edukimin e tyre përmes fushatave nacionale për kërcënimet në hapësirën digjitale, duke i informuar ata për mekanizmat në dispozicion dhe institucionet përgjegjëse për raportimin e dhunës kibernetike.

Ndryshe, grupi i synuar për këtë hulumtim ishin të rinjtë në moshën 15 deri në 29 vjeç nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Gjithsej 1,235 të anketuar janë përfshirë në mostrën e anketës telefonike. Përveç kësaj, ekipi i hulumtuesve kreu pesë (5) intervista gjysmë të strukturuara me palët e interesuara dhe tetë (8) diskutime me fokus grupe në qytetin e Shkupit (2 fokus grupe), në Manastir, Tetovë, Sveti Nikollë, Shtip, Strumicë dhe Strugë, duke përfshirë në total 63 pjesëmarrës. Anketa është zhvilluar gjatë periudhës nga 27 shtator deri më 10 tetor 2023, ndërsa diskutimet në fokus grupet janë mbajtur nga 4 deri më 26 tetor 2023.

Hulumtimin e plotë mund ta lexoni KËTU.