Revizioni në Maqedoninë e Veriut ka gjetur parregullsi të ndryshme në tenderët e tetë komunave

Enti Shtetëror i Revizionit në Maqedoninë e Veriut ka kryer revizionin në tetë komuna të vendit, në duke konstatuar disa parregullsi të ndryshme, transmeton Portalb.mk.

“Subvencionimi i ndërmarrjeve publike dhe financimi i shoqatave qytetare dhe ekipeve sportive është kryer pa kritere, pa kompletimin e kërkesës dhe të tjera”, vlerësoi Revizioni, duke theksuar që 119 887 000 denarë janë shpenzuar në këtë drejtim.

Në hulumtim raportohet që 56 410 000 denarë janë shfrytëzuar në mënyrë të kundërligjshme, ndërsa 10 122 000 denarë janë shfrytëzuar për blerje publike, pa i respektuar procedurat për blerje publike.

Parregullsi tjera, si shmangia e pagesave për kompensime të ndryshme, mamgësi në realizimin e marrëveshjeve publiko-private, llogaritë përfundimtare dhe janë numëruar në hulumtim.

Në hulumtim janë përfshirë 54 raporte financiare nga tetë komunat, 4 miliardë denarë të ardhura dhe 3.6 miliardë shpenzime, për çka janë dhënë 142 rekomandime në tejkalimin, gjegjësisht ndryshimin e gjendjes.