Reshjet e dendura të dëborës shkaktuan 30 viktima në Japoni brenda dy javësh
Reshjet jashtëzakonisht të dendura të dëborës kanë vrarë 30 persona në Japoni gjatë dy javëve të fundit, përfshirë një grua 91-vjeçare e cila u gjet e fundosur në dëborë para shtëpisë së saj, thanë autoritetet këtë të martë, transmeton Euronews.
Qeveria japoneze ka dërguar ushtrinë për të ndihmuar banorët në prefekturën Aomori, e cila është goditur më rëndë, deri në 4.5 metra dëborë janë grumbulluar në zona të izoluara.
Kryeministrja Sanae Takaichi thirri dje një mbledhje urgjente të kabinetit të saj dhe kërkoi që ministrat e saj të bëjnë gjithçka që është e mundur për të mbrojtur jetën e qytetarëve.
Masat e forta të ftohta të ajrit kanë shkaktuar reshje të dendura dëbore në javët e fundit përgjatë bregdetit të Detit të Japonisë, me disa zona që kanë regjistruar më shumë se dyfishin e sasisë normale për sezonin.
Që nga 20 janari, 30 persona kanë vdekur nga reshjet e dëborës, sipas agjencisë japoneze të menaxhimit të zjarreve dhe fatkeqësive.
Midis tyre ishte China Jin, 91 vjeç , trupi i së cilës u gjet i varrosur në tre metra dëborë përpara shtëpisë së saj në Aomori, tha për AFP një oficer policie në zonë.
Guvernatori i prefekturës Aomori, Soichiro Miyashita, tha të hënën se i kishte kërkuar ushtrisë të ndihmonte dhe se ata kishin shkuar dhe kishin ndihmuar në pastrimin e borës nga shtëpitë e banorëve.
Dëbora deri në 1.83 m mbuluan territorin e kryeqytetit të prefekturës me të njëjtin emër, shtoi një zyrtar, duke theksuar se personeli përgjegjës për pastrimin e borës nuk është në gjendje të përballojë situatën.
“Rreziku i aksidenteve, potencialisht fatale, për shembull për shkak të rënies së borës nga çatitë ose shembjes së ndërtesave, është i menjëhershëm”, tha prefekti gjatë një konference për shtyp.
“Imminent threat to life”
Record-breaking snowfall in Aomori, northern Japan, has left snow depths topping 1.8 metres (5.9 feet), overwhelming roads and raising fears of deadly accidents and roof collapses, prompting the Japan Ground Self-Defence Forces to begin disaster relief… pic.twitter.com/Kknt6xsKGs
— Volcaholic 🌋 (@volcaholic1) February 2, 2026
This afternoon: Record-breaking snowfall continues in Aomori, northern Japan, raising serious safety concerns.🇯🇵
At least two people have died during snow-removal efforts.
The Japan Ground Self-Defense Force has launched emergency operations to assist residents.
Authorities… pic.twitter.com/wjnStaYU3S
— Weather Monitor (@WeatherMonitors) February 2, 2026