Regjim i posaçëm komunikacioni në Shkup nesër dhe pasnesër, vjen delegacion nga Bullgaria

Nesër dhe pasnesër (13 dhe 14 nëntor) do të ketë regjim të posaçëm komunikacioni në Shkup për shkak të vizitës zyrtare nga delegacioni bullgar i kryesuar nga kryetari i Kuvendit të Bullgarisë, transmeton Portalb.mk.

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se regjimi i posaçëm do të zbatohet në zonën qendrore të kryeqytetit.

MPB apeloi që qytetarët të respektojnë urdhrat e punonjësve të policisë.

Përndryshe, RMV-ja në mënyrë që të fillojë negociatat me Bashkimin Evropian, duhet të bëjë ndryshimet kushtetuese, që nënkuptojnë shtimin e bullgarëve dhe kombeve tjera në Kushtetutë, në të kundërtën procesi eurointegrues i RMV-së rrezikon të bllokohet përsëri.