Reagoi SHBA-ja për mbylljen e qendrave ilegale për punë sociale në Veri të Kosovës
Ambasada e SHBA-ve në Kosovë ka reaguar pas mbylljes së qendrave serbe për Punë Sociale në Kosovë, ata janë shprehur të shqetësuar për këtë veprim, transmeton Portalb.mk.
“Ambasada e SHBA-së është e shqetësuar me mbylljet e papritura dhe të pakoordinuara të qendrave serbe për mirëqenie sociale në Kosovë. Këto dhe veprime të ngjashme ndikojnë negativisht në mijëra qytetarë të Kosovës dhe rrezikojnë të krijojnë pasoja negative për të ardhmen e Kosovës në Evropë dhe marrëdhëniet tona dypalëshe”, thuhet në reagimin e Ambasadës së Amerikës në rrjetin social “X”.
Kujtojmë që aksioni për mbylljen e këtyre qendrave u zhvillua të premten.