Qyteti i Shkupit do të mbështet zejtarët me 10 mijë denarë

Një milion denarë janë planifikuar nga Qyteti i Shkupit për mbështetjen financiare të zejtarëve që janë afër shuarjes, transmeton Portalb.mk.

“Në përputhje me Programin për aktivitetet nga fusha e zhvillimit lokal ekonomik në Qytetin e Shkupi për vitin 2023, nga Buxheti i Qytetit të Shkupit janë miratuar mjete në vlerë prej 1.000.000, 00 denarë”, bëjnë të ditur nga Qyteti i Shkupit.

Qyteti i Shkupit sqaroi që për mbështetjen e aktiviteteve zejtare që çdo ditë e më pak janë duke u përdorur, do të ketë mbështetje financiare prej 10 mijë denarë.

Mbështetje financiare nuk do të mund të fitojnë subjektet që kanë përfituar mbështetje financiare gjatë këtij viti nga Qyteti i Shkupit, për çka duhet edhe të nënshkruan një deklaratë. Deklarata së bashku me katër dokumentet tjera të paraqitura në Konkurs duhet të dërgohen deri te Komisioni. Konkursi do të jetë i hapur deri më 1 dhjetor.