Qeveria e RMV-së pa kritere ka paguar thuajse 100 milionë euro për përballjen me krizën e COVID-19

Thuajse 100 milionë euro nga ana e Qeverisë nëpërmjet programit “Masa për përballje me krizën e COVID-19 në vitin 2021 janë paguar pa i konstatuar kriteret në lidhje me zgjedhjen e institucioneve dhe vlerave të mjeteve të miratuara financiare të pakthyeshme, gjatë së cilës 33% prej pranuesve të mjeteve nuk kanë dorëzuar raport për realizimin e aktiviteteve në Qeveri, njofton Portalb.mk.

Për programin P1-Masa për përballje me krizën e COVID-19, nga buxheti shtetëror për vitin 2021 janë parashikuar mbi 275,6 milionë euro, ndërkaq nëpërmjet seksionit të Qeverisë janë realizuar mjete në lartësi prej 158 milionë euro edhe atë për mbështetjen e subjekteve biznesore dhe qytetarëve për mbrojtjen e likuiditetit të ekonomisë, mbrojtjen e vendeve të punës dhe kujdesit për kategoritë e prekura të popullatës, thuhet në raportin e Entit Shtetëror të Revizionit.

Me vendimet qeveritare nëpërmjet këtij programi, janë paguar thuajse 100 milionë euro për sigurimin e sasive shtesë të energjisë elektrike për përballje me krizën me furnizim me energji elektrike, për rregullimin e borxheve të vjetra dhe të mbetura të ndërmarrjeve publike ndaj Sh.A. Menaxhim me Ujërat e RMV-së dhe për rregullimin e obligimeve tatimore, pastaj për realizimin e Projektit për përgatitje të kartelave elektronike për automjete udhëtuese të turistëve nga Republika e Serbisë të cilët kanë transituar në Korridorin 10 gjatë kohës së sezonit veror, për ndihmë për pagesën e pagave dhe për mbështetje financiare.

Revizorët kritikojnë se pas mbarimit të kontrollit të vendimeve dhe dokumentacionit në lidhje me pagesat e parave nëpërmjet këtij programi kanë konstatuar se Qeveria nuk ka person të autorizuar që është i obliguar për ndjekjen e realizimit të mjeteve të ndara.

Pranuesit e mjeteve janë të obliguar që deri te Qeveria të dorëzojnë raport për realizimin e aktiviteteve, por nga 16 pranues të mjeteve, raport të tillë kanë dorëzuar vetëm 5, gjegjësisht për 66.5 milionë euro ose për 67%.

Pasi ka filluar revizioni, me konkluzë të Qeverisë, janë obliguar pranuesit e mjeteve që të dorëzojnë raport për mjetet e nënprogramit.

“Mjetet financiare janë ndarë pa kritere të konstatuara në lidhje me zgjedhjen e institucioneve të cilat janë pranues të mjeteve dhe në lidhje me vlerën e miratuar financiare të pakthyeshme”, thuhet në raportin e Revizionit.

Gjithashtu, revizorët kanë konstatuar se baza për ndarjen e mjeteve nga nënprogrami te një pjesë e vendimeve nuk është përkatës me qëllimin bazik të mbështetjes financiare në kushte të pandemisë.

Në raport, Enti Shtetëror i Revizionit i rekomandon qeverisë, edhe atë për: autorizimin e një personi në Qeveri që do të monitorojë realizimin e mjeteve të ndara, raportet për shfrytëzimin e mjeteve të ndara nga përfituesit e mjeteve, si dhje shpërndarjen e fondeve nga programet me kritere të përcaktuara për përzgjedhjen e institucioneve që do të mbështeten, për shkak të përzgjedhjes transparente dhe trajtimit të barabartë të të gjitha institucioneve, si dhe kriteret për shumën e fondeve që do të ndahen për çdo institucion.

Revizorët, gjithashtu i rekomandojnë Qeverisë që të kryejë kontrolle te subjektet pranuese të mjeteve, në pajtueshmëri me dispozitat ligjore dhe të marrëveshjes, por edhe evidentim të mjeteve të paguara sipas qëllimit të planifikuar.