Qasja deri te aborti i sigurtë është e drejtë shëndetësore për çdo grua

Qasja deri te aborti i sigurtë është e drejtë shëndetësore dhe me rëndësi esenciale për realizim të lirisë riprodhuese, është midis mesazheve kyçe të transmetuara me rastin e Ditës ndërkombëtare për qasje deri në abort të sigurtë dhe legal e cila çdo vit shënohet më 28 shtator, njofton Portalb.mk.

Edhe pse me Ligjin për ndërprerje të shtatzanisë nga viti 2019 u mundëson liri më të madhe riprodhuese të grave, në vend ende nuk ka asnjë medikament kontraceptiv në listën pozitive të ilaçeve, ndërsa aborti medikamentoz është qasës vetëm në Shkup që i përjashton gratë nga mjediset rurale, ndërsa ilaçet të cilat përdoren për të njëjtin ende nuk janë regjistruar, informojnë nga Asociacioni për edukim shëndetësor dhe hulumtim HERA.

Në konferencën e sotme për shtyp kushtuar Ditës ndërkombëtare për qasj deri në abort të sigurtë dhe legal, mesazhe dërguan edhe persona profesional në vend.

Drejtoresha e Klinikës universitare të Gjinekologji dhe Obstetrikë (KUGJO) – SHkup prof. dr. Irena Aleksioska-Papestiev theksoi se si promotor i politikave më të mira dhe më të sigurta shëndetësore, në pajtueshmëri me standardet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, viti i katërt me radhë Klinika universitare e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës me sukses e implementon dhe zbaton abortin medikamentoz, si mënyrë më e sigurtë për ndërprerje të shtatzanisë. Duke marrë të drejtën e pacenueshme të gruas për zgjedhjen e saj, Klinika e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës, me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe HERA-s ofron resurse dhe kushte cilësore që aborti medikamentoz të jetë zgjedhja e më shumë se 80 përqind të pacientëve që i nënshtrohen ndërprerjes së shtatzënisë.

Ajo shtoi se në botë një nga arsyet më të mëdha për vdekshmëri tek nënat në botë janë komplikimet e ndërlidhura me intervenimet ilegale për ndërprerje të shtatzanisë, të cilët janë krejtësisht të pasigurta për gratë dhe për këtë arsye aborti medikamentoz duhet të jetë lehtë i qasshëm dhe i realizuar në pajtueshmëri me standardet më të mira botërore.

Prof. dr. Gligor Tofoski, specialist gjinekolog në ISHP Klinika universitare e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës dhe kryetar i Asociacionit të Maqedonisë të Gjinekologëve dhe Obstetrëve (MAGO) theksoi se legaliteti i abortit është një nga parametrat më të rëndësishlm, ndërsa se nga viti 2-19 Republika e Maqedonisë së Veriut disponon me Ligj për ndërprerje të shtatzanisë i cili i avancon të drejtat e grave. Nga viti 2020 kemi edhe udhëzim klinik për ndërprerje të shtatzanisë, të përgatitur nga ekspertë nga sfera e gjinekologjisë dhe obstetrikës, për atë se si duhet të zbatohet metoda. Ai shtoi e siguria është aspekti tjetër – të dihet se si të zbatohet metoda, që të fitohen efekte pozitive, ndërsa ajo që mungon është regjistrimi i ilaçeve për abort medikamentoz, për kompletim të legjislativës së avancuar juridike në këtë temë.

Eva Spasevska, udhëheqëse programi e programit për kujdes seksual dhe riprodhues në HERA, theksoi se edhe pse aborti është legal dhe qasës në vend, megjithatë aborti me kërkesë të grua për shkaqe sociale dhe ekonomike ende nuk është i mbuluar me sistemin e sigurimit shëndetësor shtetëror. Shpenzimet e larta e rrezikojnë qasjen deri në abort të sigurtë dhe pikërisht për shkak të së njëjtave, ende dëshmojmë për raste të abortit ilegal. Rekomandimet ndërkombëtare udhëzojnë edhe në atë se shteti duhet të sigurojë mbulim universal të të gjithë shpenzimeve të lidhura me shëndetin seksual dhe riprodhues dhe metodat bashkëkohore të kontracepcionit, që është paraparë në Programinë qeveritar 2022-2024, por ende nuk kemi asnjë medikament kontraceptiv në barrë të Fondit për Sigurim Shëndetësor, ndërsa vendi ka një shkallët më të ukëta të përdorimit të kontracepcionit bashkëkohore në Evropë, që është vetëm 14 përqind.

Drejtësia riprodhuese, krahas së drejtës së zgjedhjes, e përfshin edhe të drejtën e qasjes së njëjtë deri te shërbimet shëndetësore, informatat dhe mbështetja – si dhe e drejta që çdo grua të mund të vendosë për trupin e saj dhe të sjellë vendim të informuar, pa frikë ose diskriminim, theksuan nga HERA.

HERA sot realizoi trajnim për gjinekologë nga mbrojtja primare shëndetësore me temë “Aborti medikamentoz dhe kontracepcioni modern”.

Ky është trajnimi i dytë i akredituar për gjinekologët nga mbrojtja primare shëndetësore me temë “Aborti medikamentoz dhe kontracepcioni modern” në bashkëpunim me MAGO-n, ndërsa i akredituar nga Oda e Mjekëve, në të cilin gjinekologët kishin mundësi më hollësisht të njoftohen me kornizën juridike për abortin mjekësor në shtet, mënyrat e realizimit, shembuj nga puna praktike e ligjëruesve dhe informatat kyçe për këshillim psiko-sociale gjatë procedurës së këtillë.