Qamili i vogël me këngë na bashkoi

Shkruan: Merita Abazi

Merita Abazi
Merita Abazi

Në Shkup , 14 korrik në “Institutin për trashëgimi kulturore dhe shpirtërore”, isha e ftuar në promovimin e librit  “QAMILI I VOGËL, KËNGËTARI I MADH” i Sylejman Salihut dhe Sali Berishës.  Në sallën e promovimeve, që u mbush shpejt me të ftuar nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia e Veriut,  fjalën hyrëse dhe përshëndetëse e mori drejtori i këtij institucioni të vlershëm, zotëri Skender Hasani. Salajdin Salihu, një këngëtar i cili në fillim e në fund aq bukur i interpretoi këngët e Qamilit të vogël, sa të gjithë ne, edhepse ishte nxehtë, nuk e ndjemë atë aq sa ndjesinë e tingujve e zërit të bukur të këngëve, që më prekën shumë.

Këngët e Qamilit të vogël,  i kam dëgjuar që në vegjëli, sepse babai im kur vinte me mandolinën e tij , si një prej themeluesve të shoqërisë artistike kulturore të këngëve “Xheladin Zeqiri” Tetovë, na mbolli ne fëmijëve, dashurinë ndaj folklorit tonë, këngës së bukur popullore, dashurinë ndaj atdheut, besës dhe dashurisë. Duke e dëgjuar këngën më dolën prindërit para sysh se si reagonin në këtë këngë…sa të bukura ishin ato ditë.

Këngët jetojnë bashkë me Qamilin, me fëmijë bonjak që në vitet e hershme mbetet pa nënë e baba, e varfëria si e detyron të mbajë bukët e fqinjëve e t’i dërgojë në furrë, vetëm  për të fituar një kulaç për familjen. Blerim Grubi  i biri i këngëtarit të njohur Ganiut, bëri një nderë si familjes gjakovare të Qamilit të vogël, si shkrimtarëve  zotërinjve në mërgim  Sylejman Salihut dhe Salih Berishës, si dhe të gjithë neve që na ftoi. Me një bagazh materialesh  këngësh, të mbledhura nëpër vite, në pllaka, kaseta.

“QAMILI I VOGËL, KËNGËTARI I MADH”. Marrë nga profili në Facebook i Merita Abazit

Folën autorët e librit sidomos redaktori Sylejman Drmaku. Promovimi ishte edhe një rast , siç e ceku zotëri Blerim Grubi, që ky emër të promovohet në emër të çmimit në festivale të këngëve popullore. Duke lexuar librin, më doli  Qamili i ri para syve të mi, dashuria e tij e parë, shumë e madhe, e dyanshme, por e pamundur për realizim , shkak i dallimeve klasore, mundimi, përjetimet e tija, humbjet, kurbeti në një moshë shumë të re, edhe burgu. Tri herë i refuzuar për botimin e krijimeve muzikore, përjeton përbuzjen morale, kombëtare dhe kur Beogradi e injoroi  kërkesën, ëndrrën.. qoftë një pllakë me këngë popullore shqiptare.. endjet e tij s’kanë fund, e pranojnë në Radio Prishtinë e përjashtojnë ..Zagrebi do t’ia pranojë.. dhe më në fund, babai i poezisë shqipe në Kosovë, ESAT MEKULI, që do t’ia botojë këngët dhe do t’i ndihmojë …

Duke ia lexuar jetën e këtij autodidakti i cili  nuk ka ditur asnjë notë, e shkronjë…si mëson, natën si frymëzohet…7 vite dashuri për vajzën, e bëjnë këngëtar…Me të vërtetë libri më preku për shkak të jetës dhe këngës, që shprehin çdo përjetim të tij, çastet më të vështira. Sa e sa autorë kritikë e këngëtarë në fund të librit e japin mendimin e tyre estetik për personalitetin e këngën, punën dhe përpjekjet që në fund, arriti t’i realizojë.

Ishte një promovim që na  mblodhi dhe na bëri që këtë artist, legjendë të këngës, ta njohim më mirë.

"QAMILI I VOGËL, KËNGËTARI I MADH". Marrë nga profili në Facebook i Merita Abazit
“QAMILI I VOGËL, KËNGËTARI I MADH”. Marrë nga profili në Facebook i Merita Abazit