Prokuroria i filloi hetimet ndaj mjeshtrit i cili pasi mori 8 mijë euro, refuzoi ta kryen punën e klientit

Një qytetare e Maqedonisë së Veriut në Polici ka raportuar se si një qytetar ka mashtruar duke i marrë 8 mijë euro për renovimin e shtëpisë, punë të cilën nuk e ka kryer pastaj, transmeton Portalb.mk.

“Në SPB Strumicë, 36 vjeçarja nga një fshat i Strumicës, ka raportuar se është e mashtruar në një person për një vlerë prej 8 mijë euro. Sipas saj, ajo kishte marrëveshje me personin që të punon në renovimin e shtëpisë, për çka në fundi të shkurtit dhe fillim të marsit të vitit 2024, në tri raste, derisa ishte jashtë shtetit, i kishte dërguar paratë”, sqaroi Policia, duke shtuar që për rastin është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Strumicë.

Në momentin që ishte kthyer në shtëpi, kishte vërejtën që punët nuk ishin kryer, ndërsa më 22 qershor mjeshtri i kishte thënë viktimës së nuk do të vazhdojë punët.