Programi i ri për klasat e shtata do të zbatohet pas një viti në Maqedoninë e Veriut, Ministria akoma pret rekomandime

Në arsimin fillor nuk do të zbatohet këtë vit shkollor koncepti i ri, pasi Ministria për Arsim dhe Shkencës janë duke pritur akoma rekomandimet në lidhje me konceptin e ri, transmeton Poralb.mk.

“Programet e reja mësimore do të zbatohen me faza, nga viti shkollor  2025/26 në klasën e shtatë, 2026/27 në klasën e tetë dhe në vitin 2027/28 në klasën e nëntë”, njoftoi Ministria.

Qytetarët në formë elektronike do të mund të bëjnë rekomandime në lidhje me programet e reja në klasën e shtatë, tetë dhe të nëntë. Byroja për Zhvillimin e Arsimit ka publikuar programet mësimore, ku çdo qytetarë do të mund t’I shkarkon.

BZHA dhe MASH-i deri më 31 gusht do të presin rekomandime në lidhje me programet mësimore në këto tre klasa.

9 korrik, Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Byroja e Zhvillimit të Arsimit filluan konsultim publik për programet mësimore nga klasa e shtatë deri në të nëntën. Qytetarët do të mund të dërgojnë rekomandime në adresën elektronike [email protected], [email protected] dhe [email protected].

Ministrja Vesna Janevska, edhe pse paraprakisht tha se për klasën e shtatë nuk mund të ketë tekste shkollore në bazë të programit të ri, më vonë përmes një kumtese MASh njoftoi se edhe nxënësit e klasave të shtata do të kenë tekste shkollore nga shtatori, pasi MASH dhe BZHA gjetën zgjidhje të përkohshme.