Premiera e shfaqes “Letra” me regji të Nehat Memetit, sonte në Teatrin e Kumanovës

Shfaqja “Letra” me titull origjinal “Fernando Krapi më shkroi këtë letër’’ e shkruar nga Tankred Dorst me regji të Nehat Memetit do të shfaqet sonte, më datë 18  korrik në orën 20.00 në Teatrin e Kumanovës. Shfaqja flet për mospërputhjen midis utopisë dhe realitetit, njofton Portalb.mk.

Afishja e shfaqjes
Afishja e shfaqjes

Shfaqja ”Letra”(  TRAILERI ) është një përshtatje e novelës së Miguel de Unamunos “Asgjë më pak se një burrë’’, shfaqja tregon historinë e Fernando Krapit i cili kthehet në qytetin e tij të mëparshëm pasi kishte bërë pasuri. Fernando dëshiron të kontrollojë rrethinën e tij. Pas kthimit ai zgjedh “gruan më të bukur në qytet” për nuse dhe rregullon martesën me babain e saj të varfër. Gruaja, Julia, në fillim e përçmon me hidhërim martesën e detyruar dhe ndjenjat e saj kontradiktore për burrin e saj e bëjnë atë të fillojë një lidhje me një kont vendas. Megjithatë, përfundimisht, Fernando mëson të dashurojë dhe Julia e kupton se e do atë dhe se njëkohësisht është e dashuruar prej tij, por secili e kupton kur është më vonë.

Dorst në shfaqje flet për “mospërputhjen midis utopisë dhe realitetit midis personit që do të doje të ishe dhe personit që je”. Ndërsa, se çka flet regjisori Nehat Mehmeti përmes këtij teksti ejani në teatër ta zbulojmë së bashku sonte!

Interpretojnë: Sara Bajrami vjen në rolin e Julias, Ismail Kasumi në rolin e Fernando Krapit , Sefedin Shabani në rolin e kontit, në rolin e babait Mendim Murtezi dhe Qazim Ameti. Sipas regjisorit Mehmeti drama përfundon si tragjedi që trajton krizën e moskomunikimit në lidhjet bashkëshortore.

Muzika: Alisan Mehmeti  / Skenografia:Qazmedin Nuredini  / Kostumet: Erzana Behluli. Organizator: Jakup Jakupi & Fidan Alili  / Ndriçimi: Sefedin Murseli  / Zërimi:Alsllan Fazliu. Traileri: Framein Production