Policia ka ndaluar 7 vetura me targa të huaja dhe 3 me të Tetovës që prishën qetësinë publike me zhurmë të rrotave

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton qytetarët se gjatë aksionit të djeshëm për rritjen e sigurisë në komunikacion nga ora 08:00 deri në 01:00, ka kryer kontroll për kundërvajtje nga drejtuesit e mjeteve që kërcasin rrotat e veturës gjatë lëvizjes, që lëshojnë zhurmë të tepërt, teknikisht të parregullta  dhe ata që pengojnë qarkullimin duke parkuar gabimisht ose në mënyrë të paligjshme mjetet e tyre. SPB Tetovë bën të ditur se drejtuesve të mjeteve do t’u shqiptohen gjoba sipas defekteve të konstatuara në kontrollin teknik. Automjetet me zhurmë të tepërt do të mbahen në komisariat për 90 ditë, në bazë të ligjit, transmeton Portalb.mk

“Po ashtu gjatë kontrollit në rrugën “Iliria” në hyrje të qytetit janë larguar nga qarkullimi 10 automjete, prej të cilave 7 me targa të huaja dhe 3 me targa të Tetovës dhe janë ndaluar në Stacionin e policisë për siguri në komunikacionin rrugor Tetovë, të cilat prishën rendin dhe qetësinë publike duke kërcitur rrotat e lëvizjes dhe shkaktuan më shumë zhurmë se maksimumi i parashikuar, për këtë arsye do t’i referohen një kontrolli teknik të jashtëzakonshëm.  Për të njëjtën arsye, dy ditët e mëparshme janë ndaluar 15 automjete të tjera pasagjerësh. Drejtuesve të mjeteve do t’u bëhen parashtresat përkatëse sipas defekteve të konstatuara në stacionin e kontrollit teknik dhe nëse në automjete konstatohet zhurmë e tepruar, ato do të mbahen në komisariat për 90 ditë në bazë ligjit”, thonë nga SPB Tetovë.

SPB Tetovë apelon te drejtuesit e mjeteve që me kohë të kontrollojnë gjendjen teknike të automjeteve të tyre, të mos vozisin pa kaluar testin e shoferit, të kenë kujdes se ku i parkojnë automjetet dhe të lejojnë qarkullim normal.

“Gjatë kontrollit poashtu janë zbuluar dhe sanksionuar 96 shkelje (TE-81 dhe GV-15), nga të cilat 21 shkelje (TE) për parkim të paligjshëm dhe prej të cilave 17 automjete janë marrë nga shërbimi ,,Marimangë”, 51 drejtues mjetesh (TE-48 dhe GV-3) të cilët kanë përdorur celular gjatë drejtimit të mjetit, 18 drejtues mjetesh pasi nuk kanë përdorur rripin e sigurimit… Ndaj drejtuesve të mjeteve janë bërë parashtresat përkatëse”, thonë nga SPB Tetovë.