Është gjetur një trup i pajetë brenda një hoteli në Tetovë
Me datë 05.09.2024 në ora 11:40, në SPB Tetovë nga Emergjenc Mjekësore e Tetovës kanë raportuar se në një hotel në Tetovë është gjetur një person i vdekur, i cili nga mjeku i Mjekësisë Emergjente ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune, transmeton Portalb.mk.
“Është konstatuar se bëhet fjalë për P.J.R (68) nga Britania e Madhe. Prokurori publik dhe zyrtarët policorë nga SPB- Tetovë kanë kryer këqyrje në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të Prokurorisë Publike, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion”, njoftuan nga SPB Tetovë.