Policët robotë filluan të punojnë në aeroportin e Singaporit

Policët robotë në aeroportin “Changi” të Singaporit të kujtojnë filmat fantastiko-shkencor, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Forcat policore të Singaporit thuhet se pas pesë vitesh testimi, punonjësit policët robotë mund të shërbejnë në një nivel të lartë.

Theksohet se policët robotë që patrullojnë në aeroport, veprojnë si mbështetje shtesë për forcat e sigurisë dhe janë përfshirë në inventarin e Forcave Policore të Singaporit.

Në deklaratë thuhet se përdorimi i policisë robotike në të gjithë vendin gradualisht do të rritet.

Policët robotë nuk janë vetëm për shfaqje, por mund të paralajmërojnë njerëzit përreth me sirena dhe altoparlantë derisa të mbërrijë “policia e vërtetë”.

Policët robotë, gjatësia e të cilëve i kalon 2.3 metra, kanë mbikëqyrje vizuale 360 ​​shkallë.

Udhëtarët në aeroport thanë se policët robotë u kujtojnë atyre filmat fantastiko-shkencor.