Pesë zjarre aktive në RMV

Gjatë ditës së sotme deri në orën 19:00 në mjedise të hapura ka pasur gjithsej 26 zjarre, prej të cilave 5 janë aktive, 1 është nën kontroll dhe 20 janë shuar, raporton Portalb.mk.

Siç informon Qendra për Menaxhim me Kriza, zjarret aktive janë në komunat: Çashkë, Studeniçan, Sopishte, Studeniçan 2 dhe Krivogastan.

Zjarri nën kontroll sipas QMK-së është në Komunën e Ohrit.

Për shkak të zjarreve në mes të korrikut, Qeveria e Maqedonisë së Veriut për herë të parë shpalli gjendje krize për 30 ditë, e cila u vazhdua përsëri më 13 gusht dhe kërkoi ndihmë përmes mekanizmit të BE-së në fushën e mbrojtjes civile.

Gjithashtu, është vënë ndalesë e plotë e lëvizjes në pyje dhe toka pyjore në territorin e menaxhuar nga NP “Pyjet Kombëtare”, i cili do të zgjasë deri në ditën e shfuqizimit të tij, në periudhën nga ora 06:00 deri në orën 20:00.