Pesë shtetet me të cilët kryen më së shumti tregti Maqedonia e Veriut

Maqedonia e Veriut edhe në gjysmën e parë të këtij viti ka shënuar më shumë import sesa eksport të mallrave, duke krijuar një deficit prej 100 miliard denarë, transmeton Portalb.mk.

“Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga Republika e Maqedonisë së Veriut për periudhën janar- qershor të vitit 2025 është 249 miliardë milionë denarë, ndërsa vlera e mallrave të importuara është 349 miliardë  denarë”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Eksporti i Maqedonisë së Veriut ka shënuar rritje për 2.9 përqind, ndërsa importi rritje për 2.4 përqind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

“Në periudhën janar- qershor të vitit 2025, sipas vëllimit të përgjithshëm të tregtisë së jashtme, pjesa më e madhe e tregtisë është bërë me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Kina dhe Serbinë, që marrin pjesë me 47.3% të vëllimit të përgjithshëm të këmbimit”, njoftoi Enti, duke theksuar që 60 % e shkëmbimit bëhet me vendet e Bashkimit Evropian.