Pesë shtetet më të cilët ka kryer më së shumti shkëmbim tregtar Maqedonia e Veriut

Maqedonia e Veriut në pesë muajt e parë të këtij viti ka regjistruar deficit tregtar në vlerë prej 1 399 900 000 euro, ashtu që kemi vetëm 69.9 përqind mbulim të importit me eksport, transmeton Portalb.mk.

“Në periudhën janar – maj të vitit 2024, sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit tregtar, Republika e Maqedonisë së Veriut ka tregtuar më shumë me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Serbinë dhe Kinën”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.

Në periudhën janar-maj, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, është regjistruar rritje e importit për 0.9 përqind, ndërsa eksporti ka shënuar ulje për 8.8 përqind.

Vlera e eksportit në pesë muajt e parë është 3 246 100 000 euro, ndërsa importi në këtë periudhë ka arritur vlerën 4 646 000 000 euro.