Pesë ekipe shqiptare në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut

Me mbylljen e javës së parafundit në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut, edhe ekipi i Gostivarit arriti të sigurojë kualifikimin direkt për në Ligën e Parë, transmeton Portalb.mk.

Gostivari arriti të fitojë kundër ekipit të Borecit me rezultat 4-0, dhe kjo fitore i siguroi 70 pikë Gostivarit, për të qenë në pozitën e dytë, apo 7 pikë më shumë se vendi i tretë.

Ndryshe, në pozitën e parë, si kampion i këtij sezoni u shpall ekipi tjetër shqiptar Voska Sport nga qyteti i Ohrit. Ky ekip ka siguruar 72 pikë nga 29 ndeshje, ndërsa në Ligën e Parë, për t’u kualifikuar për herë të parë në Ligën e Parë.

Në Ligën e Parë janë edhe tri skuadra tjera shqiptare, Struga Trim & Lum, Shkupi dhe Shkëndija, që të tri skuadrat të renditura në krye të tabelës. Struga arriti që në sezonin 2022/23 të jetë kampion i Ligës së Parë.