DAP-i kërkoi që qytetarët e Maqedonisë së Veriut deri në fund të muajit të konfirmojnë tatimin për vitin e kaluar
Drejtoria për të Ardhurat Publike (DAP) deri në fund të muajit maj do të pranojë raportin për tatimin vjetor për vitin e kaluar, transmeton Portalb.mk.
“Qytetarët të kryejnë kontrollin e Raportit të tatimit vjetor për vitin 2022, të cilat Drejtoria për të Ardhurat Publike i ka vendosur në profilin e shfrytëzuesve në “e-Tatimi Persona”, për të ardhurat e përgjithshme që i kanë realizuar gjatë vitit 2022”, raportojnë nga DAP-i.
Qytetarët duhet që të futen në sistemin “e-Tatimin persona” dhe të konfirmojnë ose korrigjojnë të dhënat e vendosura, përndryshe pas 31 majit të gjitha të dhënat e vendosura aty do të merren si të konfirmuara nga qytetarët.