Prej nesër, për pesë ditë do të ketë kufizime në komunikacionin e Shkupit

Policia e Maqedonisë së Veriut ka paralajmëruar qytetarët se prej më 9 janar do të ketë kufizime nëpër komunikacionin e qytetit të Shkupit për shkak disa vizitave zyrtare, transmeton Portalb.mk.

“Informojmë qytetarët e Shkupit se në periudhën prej 09 deri 13 janar (nga e marta deri të shtunën), për shkak vizitës zyrtare të delegacionit të udhëhequr nga Abdullah Bin Muhamed Al Sheikh, kryetari i Kuvendit të Mbretërisë së Arabisë Saudite, SPB Shkup do të marrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit”, paralajmëroi Policia.

Ata sqaruan që komunikacioni do të jetë i kufizuar kryesisht në qendër të qytetit.