Personi që u përpoq të qëllonte Trumpin pretendon se shkoi të luftonte për Ukrainën
New York Times ka publikuar detaje për Ryan Wesley Root, 58-vjeçarin e lidhur me atentatin e djeshëm ndaj ish-presidentit dhe kandidatit presidencial Donald Trump. Ai ka shprehur qëndrime ekstreme dhe disa herë ka bërë thirrje për dhunë në rrjetet sociale.
Menjëherë pas pushtimit rus të Ukrainës në 2022, ai postoi në rrjetin social X:
“Unë jam i gatshëm të fluturoj në Krakov, të shkoj n kufirin me Ukrainën, të luftoj dhe të vdes”.
Madje ai u intervistua nga “New York Times” në vitin 2023, në një tekst për amerikanët që luftuan për Ukrainën. Root, i cili nuk ka shërbyer në ushtri, tha se shkoi në Ukrainë menjëherë pas sulmit rus. Një nga qëllimet e tij ishte të rekrutonte ushtarë afganë që po iknin nga regjimi i qeverisë talebane. Ai madje ishte i përgatitur të prodhonte pasaporta të paligjshme pakistaneze për t’i sjellë ato në vend.
“Në një intervistë telefonike të vitit 2023 me The New York Times, kur Ruth ishte në Uashington, ai foli me besimin e një diplomati me përvojë, i cili mendonte se planet e tij se si të mbështeste përpjekjet luftarake të Ukrainës ishin të sigurta se do të kishin sukses. Por dukej se kishte pak durim për ata që do t’i pengonin. Kur një tjetër luftëtar vullnetar nga Shtetet e Bashkuara i dërgoi atij një mesazh në Facebook në të cilin ai nënvlerësonte ambiciet e tij, Root tha se ai ‘duhej të pushkatohej'”, shkruan New York Times.
Ai tha më tej për The New York Times se kishte në plan të takohej me zyrtarë nga Komisioni Amerikan për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë për t’i bindur ata të investojnë më shumë në Ukrainë.
Është e paqartë nëse Root i bëri vërtet gjërat që kishte planifikuar, por New York Times vë në dukje të paktën një ushtar afgan që u kontaktua prej tij.
New York Times zbuloi se një burrë me të njëjtin emër dhe moshë të ngjashme si Root u arrestua në Karolinën e Veriut në vitin 2022 pasi u mbyll në një ndërtesë me një pushkë autimatike.
Root shpesh ka shprehur pikëpamje ekstreme dhe të pazakonta në rrjetet sociale.
“Secili prej nesh duhet të kontribuojë çdo ditë për të mbështetur të drejtat e njeriut, lirinë dhe demokracinë; secili prej nesh duhet të ndihmojë kinezët”, shkruante në profilin e tij në WhatsApp.
Në maj 2022, Root ftoi Kim Jong Un në Hawaii në një postim në internet. Ai ofroi të vepronte si “ambasador dhe ndërmjetës” për të zgjidhur çështjet dypalëshe midis SHBA-së dhe Koresë së Veriut.
Ende nuk është plotësisht e qartë nëse Ruth qëlloi dje para se të fillonte të vraponte. Ai ishte i qetë kur u ndalua dhe nuk kishte armë me vete.