Përsëritet pas 18 vitesh historia në Stamboll

Për herë të dytë në tre vitet e fundit, Manchester City ka prekur finalen e madhe të Champions League. Anglezët dominuan totalisht ndaj Real Madrid, për t’i eliminuar me shifrat e përgjithshme 5-1. Një 90 minutësh që pa Cityn tepër të konsoliduar në fushën e lojës, me skuadrën e Pep Guardiolës që në “Etihad” shënoi 4 gola dhe preu biletën drejt Stambollit. Bernardo Silva ishte hero me një dopietë personale, teksa në këtë sfidë kontribut të madh dhuroi edhe Kevin de Bruyne, që dhuroi një dopietë asistimesh, raporton Klan.

Manchester City nxori në pah defektet e Real Madrid, që nuk ka fituar në asnjë prej katër sfidave në shtëpinë e “citizens” në Champions League, duke regjistruar dy barazime dhe dy humbje. E vetmja skuadër që ka bilanc akoma dhe më pozitiv ndaj Real Madrid është Milani, e cila i ka shkaktuar 5 humbje në 7 përballjet e Kupave të Europës në “San Siro”. Përballë do të gjejë Interin, skuadrën italiane që surprizoi edhe skeptikët në këtë sezon.

Finalja e Stambollit do jetë e para përballje mes dy ekipeve në nivele të tilla, duke përsëritur finalen e vitit 2005, ku sërish në kryeqytetin turk u përplasen skuadra italo-angleze, Milan dhe Liverpool.