Në Maqedoninë e Veriut filloi përgatitja e planit në lidhje me Partneritetin e qeverisjes së hapur 2024-26
Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë ka vlerësuar që kjo mënyrë e sistematizimit të planifikimit dhe zbatimit të procesit të konsultimit do të siguron proces transparent, bashkëkohor, vazhdueshëm dhe gjithëpërfshirës për krijimin e planifikimit të ri aksionar për Partneritetin për qeverisje të hapur, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.
Filloi procesi i përgatitjes së Planit aksionar nacional, i gjashti me radhë për qeverisjes së hapur 2024-2026 (PAN 6), informojnë nga Ministria. Seanca e pestë me radhë ishte mbajtur më 17 maj, kur edhe ishte miratuar kalendari për aktivitetet përgatitore për PAN 6.
“Aty janë dhënë datat e para të konfirmuara dhe e njëjta mund të plotësohet me ngjarje dhe mbledhje me organizimin e të gjithë anëtarëve në Partneritet për qeverisje të hapur”, u theksua në njoftimin e Ministrisë, duke sqaruar që në Plan është paraparë përfshirja e palëve të prekura, edukimi dhe sesione pune.
Ku Partneritet, si një nismë ndërkombëtare, ka për qëllim rritjen e transparencës, përdorimin e teknologjisë së re, përfshirjen e qytetarëve dhe luftimin e korrupsionit. Për këtë qëllim, Maqedonia e Veriut është anëtare e kësaj nisme prej vitit 2011, duke miratuar pesë plane aksionare (2012, 2014, 2016, 2018 dhe 2021).