Për reforma sistematike na duhen 80 deputetë në Kuvend dhe për këtë do t’u japim mundësi të gjithëve, paralajmëroi Mickoski

Kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe kryeministri në ardhje, Hristijan Mickoski, theksoi ai është i pari që dëshiron ta shohë vendin në BE, por shtoi se nuk pranon ultimatume me të cilat, siç tha, populli i Maqedonisë do t’i paguajë gabimet e disa politikanëve të paarsyeshëm, raporton MIA.

“Me 107.000 vota të fituara, koalicioni VLEN konfirmoi besueshmërinë e tij për të qenë partner i besueshëm i qeverisë së ardhshme që do të udhëhiqet nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni ‘Maqedonia e juaj’. Ne do t’i japim një shans të gjithëve edhe pse nuk pres që BDI të pranojë politikat e reja të qeverisë”, deklaroi Mickoski.

Ai vlerësoi që kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti u rrethua me njerëz të gabuar, ndaj përgjegjësia e tij është të shkojë në opozitë.

“Megjithatë, për reforma sistematike na duhen 80 deputetë në Parlament dhe për këtë do t’u japim mundësi të gjithëve”, tha Mickoski.

Mickoski sot vlerësoi që deri më 28 maj, kur të formohet përbërja e re e Kuvendit, koalicioni i VMRO-DPMNE-së do të mund të arrin deri 61 deputetë.

Ai përsëri konfirmoi se koalicioni VLEN do të jetë partneri i tyre kryesor i koalicionit, të cilin e vlerësoi si përfaqësues të vërtetë të bashkësisë shqiptare në vend, duke shtuar që bisedimet joformale tashmë kanë filluar me koalicionin VLEN.

Ndryshe, VMRO-DPMNE-ja ka shënuar fitore bindëse ndërsa LSDM-ja humbje të thellë në zgjedhjet parlamentare të 8 majit 2024. Në bllokun shqiptar, Fronti Evropian doli me mbi 30 mijë vota më shumë se koalicioni opozitar VLEN.

Në Kuvendin e RMV-së do të jenë Levica dhe ZNAM e cila garoi për herë të parë këto zgjedhje.