Për dy javë, mbi 250 dënime të lëshuara gjatë kontrolleve të Inspektoratit të tregut

Mbi 250 urdhërpagesa për kundërvajtje janë lëshuar nga inspektorët e Inspektoratit të Tregut gjatë inspektimeve të kryera në periudhën prej 1 deri më 14 të këtij muaji, raporton MIA. Nga Inspektorati Shtetëror i Tregut sot kanë informuar se janë kryer mbi 1.100 kontrolle dhe janë lëshuar urdhërpagesa në vlerë të përgjithshme prej 10.580.000 denarë.

Shumica e urdhërpagesave (90) janë lëshuar në bazë të Ligjit për tregti, pastaj 67 në bazë të Ligjit për disiplinë financiare, 22 në bazë të Ligjit për mbrojtje nga pirja e duhanit dhe 15 në bazë të Ligjit për biznes hotelierie.

Në lidhje me vendimet e Qeverisë për ngrirjen e çmimeve, janë kryer më shumë se 360 ​​kontrolle dhe janë lëshuar 53 urdhërpagesa në vlerë prej 1.150.000 denarë.

“Të gjitha subjektet ekonomike kanë mundësi të paguajnë urdhërpagesat e tyre të vonuara, ose të ushtrojnë të drejtën e tyre nëse kanë ankim në procese gjyqësore. Inspektorët që kanë konstatuar shkelje te subjektet ekonomike do të paraqiten në seancat gjyqësore dhe do të përfaqësojnë dhe mbrojnë ligjet sipas të cilave kanë konstatuar shkeljet”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut.

Nga Inspektorati i inkurajojnë qytetarët që nëse vërejnë ndonjë parregullsi apo dyshim për mashtrim dhe i shqetëson ata si konsumatorë, ta denoncojnë. Fletëparaqitjet mund të dorëzohen në mënyre elektronike, në ueb faqen https://www.dpi.gov.mk/index.php/mk/odnosi-so-javnost/prijava-od-gragjani/view/form ose me telefon në 02/3162 341.