BE: Përpjekja e Putinit për të shantazhuar Evropën ka dështuar
Përpjekja e presidentit rus Vladimir Putin për të shantazhuar Evropën duke përdorur burimet e energjisë ka dështuar, por viti i ardhshëm do të jetë ende sfidues, tha sot Komisioneri Evropian i Energjisë, Kandri Simpson, raporton ABC.
Duke folur në një takim të ministrave të energjisë të vendeve anëtare evropiane të Mesdheut që po zhvillohet në Maltë, Simpson theksoi se rajoni i Mesdheut luajti një rol kyç në ndihmën e BE për t’ju përgjigjur një viti të krizës energjetike dhe vështirësive të mëdha të shkaktuara nga pushtimi rus i Ukrainës.
Në maj 2022, BE nisi projektin REPowerEU, një mekanizëm për të ndihmuar vendet të përballen me krizën energjetike, në përgjigje të trazirave të tregut si rezultat i pushtimit rus. Plani synonte të kursente energjinë, të rriste prodhimin e energjisë së pastër dhe të diversifikonte furnizimin me energji.
“Një vit më pas, mund të themi se përpjekja e Putinit për të shantazhuar Evropën duke përdorur energjinë ka dështuar dhe më e rëndësishmja, në afat të gjatë, ne kemi investuar masivisht në burimet e rinovueshme, ” tha Simpson