50 dënime nga Policia, për shkak se bartnin fëmijët në mënyrë të kundërligjshme
Policia e Maqedonisë së Veriut ka shqiptuar 50 dënime për katër orë për shkak se autobusët bartnin fëmijë në mënyrë të kundërligjshme. Ata kërkojnë respektimin e rregullave gjatë transportit të fëmijëve nga shkolla në shtëpi dhe anasjelltas, transmeton Portalb.mk.
“Në periudhën prej orës 12:00 deri 16:00, punonjësit e policisë kare realizuar aksionin për kontrollimin e veturave që kryejnë transportin publik të nxënësve”, deklarojnë nga Policia.
Raportohet që gjatë kontrollit janë shqiptuar 50 dënime, ndërsa për kontroll teknik janë dërguar nëntë automjete.