Pentagoni: Maqedonia e Veriut dhe Greqia ta lënë kontestin jashtë NATO-s

SHBA fuqishëm e mbështet Marrëveshjen e Prespës dhe shpresojnë se kontestet bilaterale midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë do të mbeten jashtë NATO-s, deklaroi drejtori kryesor për Evropën dhe NATO-n në Pentagon Ollton Bjulland në intervistë për Zërin e Amerikës.

“Çdoherë i inkurajojmë aleatët dhe partnerët tanë që t’u përmbahen marrëveshjeve dhe t’i lënë kontestet dhe mosmarrëveshjet bilaterale jashtë Aleancës së NATO-s, që të sigurohet se ka bashkëpunim dhe stabilitet rajonal në rajonin tuaj”, deklaroi Bjulland.

Bjulland i ka inkurajuar edhe shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor që t’i bëjnë reformat e nevojshme që të fillojnë proceset eurointegruese. Por, ai potencoi se procesi i gjatë i bërjes së vendit-anëtar të Bashkimit Evropian mund të shkaktojë pakënaqësi tek populli, që madje pastaj mund të eksploatohet nga Rusia dhe aktorë të tjerë.

Në pyetjen lidhur me (mos)përdorimin e emrit kushtetues nga ana e presidentes dhe kryeministrit të sapozgjedhur të shtetit, Bjulland i udhëzoi Zërin e Amerikës të drejtohen te Departamenti i Shtetit për përgjigje më konkrete.

“Deklarata e mandatarit Mickoski se do ta përdorë emrin kushtetues të shtetit në të gjithë kontekstete është në përputhje me Marrëveshjen e Prespës. SHAB-të e mbështesin këtë marrëveshje vitale, e përsërisin rëndësinë e respektimit të të njëjtës dhe do të punojnë me të gjithë palët që t’i përmbajnë përfitimet e saj”, ka thënë pres-shërbimi i Departamentit të Shtetit në pyetjet e Zërit të Amerikës.

Tensionet me Greqinë nisën kur presidentja Gordana Siljanovska Davkova, gjatë betimit nuk përmendi emrin kushtetues të vendit, Maqedoni e Veriut, por e përmendi emrin e dikurshëm, Maqedoni.

Edhe ambasadorja amerikane në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Angela Ageler para disa ditëve ka theksuar se nuk do të ketë negociata të reja për Prespën, as me Bullgarinë për në Bashkimin Evropian. Ageler theksoi se marrëveshje tashmë janë “punë e kryer”