“Penda” hapi konkursin për ndarje të bursave për studentët dhe nxënësit për vitin 2024/25

Asociacioni për Edukim Penda bën thirrje studentëve universitarë (bachelor dhe master) dhe maturantëve të shkollave të mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut të aplikojnë në konkursin e bursave për vitin akademik 2024/2025. Bursat do t’u jepen studentëve të suksesshëm universitarë që kanë nevojë për mbështetje të theksuar financiare, transmeton Portalb.mk.

Aplikimi duhet të dorëzohet më së voni deri më 15.09.2024 nëpërmjet të formularit në që gjendet KËTU.

Pas aplikimit dhe fazës së parë të selektimi vijonë intervistat që do të mbahen me 18-20 tetor 2024.

Shpallja e rezultateve për fazën e parë të selektimit dhe ftesa për intevista do të bëhet më 07.10.2024.

Vlera e bursave është 5,000 denarë në muaj me kohëzgjatje për 9 muaj akademik.

Si pjesë e procesit të aplikimit, Asociacioni për Edukim “Penda”, ashtu sikurse vitin e kaluar, edhe këtë vit do të organizojë edhe një trajnim online për përgatitjen e dokumenteve të nevojshme për aplikim. Aplikantët të cilët do të ndjekin këtë trajnim do të kenë përparësi gjatë procesit të shqyrtimit të aplikimeve.

Të interesuarit për pyetje shtesë mund të na kontaktojnë n adresën [email protected].