Pas shumë ankesave dhe zvarritjeve, u asfaltua një pjesë e autostradës ‘Nënë Tereza’ e cila lidhet me Tetovën
Pas shumë ankesave të qytetarëve, është asfaltuar një pjesë e rrugës “Nënë Tereza” në autostradën Kumanovë – Shkup kryesisht pjesa e cila e lidhet me Tetovën, informon Portalb.mk.
Asfalti u shtrua pak javë pas raportimit të Portalb.mk muajin e kaluar, në të cilin u raportua për gjendjen e keqe të rrugës “Nënë Tereza”, kryesisht në autostradës Kumanovë – Shkup në pjesën e cila lidhet me Tetovën.

Kujtojmë se muajin e kaluar nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore theksuan se një pjesë e autostradave do të jenë në projektin “Trekëndëshi”, për të cilin do të aplikohet në institucione ndërkombëtare për sigurimin e fondeve.
“Trekëndëshi në fakt përfshin trekëndëshin rrugor: Hipodrom–Petrovec; Petrovec–Miladinovc dhe Miladinovc–Hipodrom. Pas sigurimit të fondeve, do të realizohet sanimi/rikonstruksioni i pjesëve më të dëmtuara të autostradës”, patën thënë nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore me 7 qershor.

Paraprakisht, qytetarët e Kumanovës u ankuan për gjendjen e autostradën Kumanovë – Shkup, veçanërisht pas pikë-pagesës në Milladinovc, ku rruga është e dëmtuar dhe me gropa. Ata theksuan se pavarësisht tarifave të larta rrugore që paguajnë, kushtet e rrugës mbeten të pa pranueshme.
Ndërmarrja e Rrugëve Shtetërore në vitin 2020 nga mjetet e grumbulluara në bazë të taksave rrugore ka realizuar të ardhura totale në vlerë prej 34 milionë euro, në vitin 2021 mbi 46 milionë euro, në vitin 2022 shuma është mbi 53 milionë euro, ndërsa viti 2023 u përmbyll me 62 milionë euro.
Pavarësisht miliona eurove të gjeneruara, qytetarët e Maqedonisë së Veriut vazhdojnë të përballen me rrugë të dëmtuara për të cilat thonë se nuk ia vlen të paguhen çmimet e pagesave rrugore, të cilat sipas tyre janë të larta, dhe për këtë janë ankuar disa herë.
- LEXO: Nga Kumanova në Tetovë përmes gropave: Autostrada që ‘ndëshkon’ qytetarët çdo ditë
- LEXO: Paguajnë për autostradë, kalojnë nëpër gropa: Kumanovarët kërkojnë rikonstruim të autostradës drejt Shkupit
- LEXO: “Zbrazje e xhepave”: Deputetët e RMV-së i mbyllin sytë ndaj çmimeve marramendëse të pikëpagesave rrugore, faturat i paguajnë qytetarët
- LEXO: Kumanovarët detyrohen të kalojnë nëpër rrugë të shkatërruar për t’i ikur pikë-pagesës për në Shkup e cila është e shtrenjtë.
- LEXO: Për 16 milionë denarë është rritur qarkullimi te pagesat rrugore, Mickoski deklaroi që vjet këto nuk ishin futur në arkën e shtetit