Pas Shkupit, edhe në Tetovë, Manastir dhe Shtip do të ketë prokurorë të veçantë që do t’i ndjekin sulmet e gazetarëve

Pas Prokurorisë së Shkupit, edhe Prokuroria e Tetovës, Manastirit dhe Shtipit, do të kenë prokurorët e tyre të veçantë të cilët do të merren me rastet të cilat kanë të bëjnë me sulmet ndaj gazetarëve. Lista e rasteve të pazgjidhura në lidhje me sulmet ndaj gazetarëve është e gjatë, por kërkesat dhe pritjet e përfaqësuesve të gazetarëve janë edhe më të mëdha, të cilët kërkojnë të ketë zero tolerancë për sulmuesit. Kjo mes tjerash u tha në ngjarjen e sotme publike, kur përfaqësuesit e shoqatave të gazetarëve dhe Prokurorisë, shënuan Ditën Botërore të Parandalimit të Pandëshkueshmërisë së Veprave Penale Kundër Gazetarëve, raporton Portalb.mk.

Mlladen Çadikovski, kryetar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) tha se me vite ka ekzistuar dhe ende ekziston kultura e pandëshkueshmërisë të atyre që i sulmojnë gazetarët dhe kjo patjetër duhet të ndryshohet.

“Sot rikujtohemi në padrejtësitë e kryera ndaj nesh, lëndët gjyqësore të harruara dhe të pazgjidhura, “slap” paditë të cilat janë gjithnjë e më të shpeshta në shoqëri, të gjithë sulmet e pazgjidhura të 27 Prillit, përgjimin e gazetarëve në një periudhë të gjatë të dekadës së kaluar, të mos harrojmë se në ditët e sotme jemi me nënçmim publik nga ana e politikanëve. Lista e rasteve të pazgjidhura është e madhe, por kërkesat dhe pritjet tona janë edhe më të mëdha dhe mu për këtë është mirë që sot e bëjmë këtë ngjarje të përbashkët sepse kemi ndjesi se Prokuroria i njeh kërkesat tona si pjesë të kulturës së përgjithshme të shprehjes, e cila është e rëndësishme jo vetëm për gazetarët, por para se gjithash për opinionin. Botë, pa media dhe gazetarët nuk mund të ketë”, tha Çadikovski.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore Publike të Maqedonisë së Veriut, Biljana Arsovska, theksoi se ata i janë bashkuar shënimit të kësaj dite dhe vlerësojnë se shumë më shumë urimeve deklarative dhe angazhimeve protokollare është më mirë të tregojmë si institucione hapa real se çfarë jemi të gatshëm të bëjmë dhe në çfarë drejtimi duhet t’i mbrojmë të drejtat e gazetarëve dhe të drejtën e shprehjes së lirë si e drejtë më e lartë.

“Përveç prokurores Iskra Haxhivasileva e cila punon në Shkup, për prokurorë të cilët do ta ndjekin veprimin e gazetarëve emërohen edhe prokurorja Nina Dimitrievska në Prokurorinë Themelore të Tetovës, Irena Atanasovska në Prokurorinë Themelore të Manastirit dhe Tatjana Kacarova në Prokurorinë Themelore të Shtipit”, tha prokurorja Arovska. Kemi rezultate të caktuara për të cilat duhet të jemi të kënaqur bashkë. Mlladen dhe Biljana thanë se lista e sulmeve është e gjatë. Atë që mund ta konstatojmë se me të vërtetë është e gjatë, por gjatë kohës së fundit është gjithnjë e më e shkurtër”, tha Arsovska.

Iskra Haxhivasileva, prokurorja e Prokurorisë së Shkupit, e cila merret me rastet e gazetarëve tha se ana e mirë e medaljes është emërimi i prokuroreve në qytetet tjera, pasi që me emërimin e tyre bëjmë hap të ri në luftën për mbrojtjen e lirisë gazetareske, sigurisë gazetareske dhe sigurisë së punëtorëve mediatik. Por, ajo përmendi se është shqetësues fakti sulmi i gazetareve femra.

“Është e qartë se kemi sulme verbale, por për fat të keq kemi edhe ngjarje me dhunë fizike ndaj gazetarëve dhe punëtorëve mediatik. Ajo që mua më shqetëson është sulmet online ndaj gazetareve femra, i cili padyshim është trend global, por trendet globale më herët apo më vonë vijnë te ne. E kemi ndjerë këtë lloj të sulmeve edhe më herët në praktikë, këtë vit kemi edhe kërcënime eksplicite për jetë ndaj gazetareve femra dhe është diçka që shqetëson dhe do të shqetësojë edhe në të ardhmen”, tha Haxhivasilevska.

Kryetari i Sindikatës së Gazetarëve dhe Punëtorëve Gazetaresk (SPGM), Pavle Belovski tregoi rastin e tij personal, i cili para 6 vitesh është sulmuar. Ai tha se kur është sulmuar është dashur që të dorëzojë padi private pasi që MPB ka dorëzuar padi kundërvajtëse, pavarësisht se siç tha ai “është shqelmuar dhe boksuar” dhe për këtë ka ka hequr dorë nga padia.

“Qëllimi ynë është 0 sulme ndaj gazetarëvedhe punëtorëve mediatik, ne nuk duam askush të përndiqet, procesuohet, burgoset ose të shkatërrohet jeta e tyre sepse njëherë ka gabuar ndaj nesh, por për të ardhur në situatë të tillë, patjetër duhet të tregojmë se ne jemi të mbrojtur dhe puna jonë mbrohet në nivel më të lartë, pasi që bëhet fjalë për interes publik”, tha Belovski.

Dragan Sekulloski, drejtor ekzekutiv i SHGM-së tha se që të ekzistojë një sulm, është shumë me rëndësi që të paraqitet, pasi që nëse nuk paraqitet, i njëjti llogaritet se nuk ka ndodhur. Në ndërkohë paralajmëroi se vitin e ardhshëm do të ketë zgjedhje dhe sipas analizave të SHGM-së, gjithmonë kur ka proces zgjedhor, katër herë ka më shumë sulme dhe kërcënime se sa në vitet tjera.

“Unë shpresoj se numrat vitin e ardhshëm nuk do të jenë më të mëdha, megjithatë duke e pasur parasysh se statistika tjetër tregon, dua të them se të gjithë ne duhet të jemi të vetëdijshëm për rreziqet potenciale. Kjo nuk do të thotë se duhet të mbyllemi në shtëpi dhe të mos dalim në terren, përkundrazi duhet të kujdesemi për shëndetin, sigurinë, integritetin dhe nëse ka sulm, me rëndësi të jashtëzakonshme është që MPB dhe Prokuroria të veprojnë me urgjencë. Roli i pikave të kontaktit të Prokurorisë, i shoh me rëndësi të madhe pasi që në këtë mënyrë vazhdon mbrojtja e punëtorëve mediatik në nivel lokal. Jo se më herët nuk kanë qenë të mbrojtur, por tani lehtësohet qasja në drejtësi për kolegët tanë jashtë Shkupit”, tha Sekullovski.

Ndryshe në raportin e fundit për lirinë e mediave “Progres mbi këmbë të qelqta” u rekomandua që t0Ù krijohet një fond publik për mbështetjen e medias bazuar në kritere objektive dhe me pavarësi të plotë, në përputhje me standardet ekzistuese evropiane, të ruhet ndalimi i rreptë i reklamave shtetërore në media, të vendoset një zhig ujor i qartë në materialet e komunikimit nga Qeveria, për të bërë të qartë burimin e tyre për publikun, të miratohet rregullativë ligjore kundër padive strategjike ndaj pjesëmarrjes publike (SLAPPs), të përmirësohet përgjegjësia e politikanëve dhe zyrtarëve publikë për deklaratat dhe sjelljet armiqësore ndaj gazetarëve dhe punonjësve të medias – këto janë vetëm disa nga